Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Aktualitet | 11 muaj më parë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian se “modeli Shqipëri”, i cili po ndiqet me interes nga shumë vende evropiane, do të funksionojë dhe do të kontribuojë në uljen e flukseve të emigracionit të parregullt.

Sipas saj, ky model shërben edhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtimeve nga e majta, e çdo rangu dhe niveli.

“Modeli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë, për të zgjidhur emigracionin e paligjshëm do të ketë sukses. Ky model shërben më së miri dhe si mjet parandalues për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, pavarësisht kundërshtive nga e majta, e çdo lloj niveli. Pavarësisht nëse e majta, e të gjitha llojeve, e pëlqen apo jo”, tha kryeministrja Giorgia Meloni në fjalimin e saj para Dhomës së Deputetëve përpara Këshillit të BE-së.

Deklarata u bë gjatë fjalimeve në parlament, në prag të mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Evropian, ku do të diskutohet edhe situata e sigurisë dhe migracionit në rajon.

Meloni foli në parlamentin italian edhe për situatën në Ukrainë, ku theksoi se Italia nuk ka dhënë miratim për përdorimin e aseteve ruse dhe se çdo vendim kërkon një bazë të fortë ligjore.

Ajo shtoi se situata kërkon përgjegjësi të lartë politike, pasi në lojë është siguria e Evropës, dhe se vendimi final për përdorimin e mjeteve ushtarake do të merret nga liderët evropianë, pa shkaktuar pasoja për buxhetet kombëtare të vendeve anëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme