Merkato/ Roma kërkon rikthimin e Kumbullës në Itali, Mallorca refuzon ofertën e Udinese-s

E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet një mister i madh. Sipas ekspertëve të merkatos në Itali, Roma, e cila ka huazuar te Mallorca lojtarin, preferon që ta rikthejë në Serie A.
Sipas Gianluca Di Marzio gjithçka varet nga klubi ishullor, i cili po heziton që të pranojë huazimin e lojtarit edhe pse i ka dhënë shumë pak mundësi për të shfaqur aftësitë e veta.
Sipas gazetarit italian në Serie A është skuadra e Udinese-s është ajo që ka shfaqur interes të fortë për shërbimet e lojtarit, i cili është kontaktuar edhe nga Espanyol, e cila e vlerëson shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




