Mesazh për drejtësi dhe dialog, Arqipeshkvi i Shkodër- Pultit thirrje për përgjegjësi nga të dy palët

Aktualitet | 40 minuta më parë

Arqipeshkvi i Shkodër- Pult, imzot Gjovani Peragjine, ka folur për protestat e ditëve të fundit, duke thënë se dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet.

Ai u ka kërkuar atyre të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, duke marrë me guxim edhe vendime të vështira, nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë.

“Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore që nuk mund të shpërfillet. Kjo nuk e justifikon dhunën e cila duhet dënuar qartë dhe pa asnjë rezervë, por nxjerr në pah përgjegjësinë e autoriteteve për të dëgjuar qytetarët, për t’i hapur rrugën dialogut dhe për të trajtuar me vendosmëri shkaqet e pakënaqësisë kur besimi të institucionet tronditet dhe paqja shoqërore vihet në rrezik. Është detyra e atyre që qeverisin të marrin përgjegjësitë që takojnë dhe të veprojnë pa vonesë duke marrë me guxim edhe vendime të vështira nëse këtë e kërkon e mira e vendit tonë”, tha , imzot Gjovani Peragjine.

Në fjalën e tij për Festën e Zojës së Shkodrës, pajtore e qytetit, imzot Peragine ka përcjellë mesazhe për paqe dhe drejtësi sociale, duke u shprehur se qyteti është një e mirë e përbashkët që u përket të gjithëve, nuk u përket vetëm institucioneve të tij. Më herët, në rrugët e Shkodrës u zhvillua edhe procesioni tradicional me pjesëmarrjen e besimtarëve të shumë.

Gazetar: Virtyt Omari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme