Edi Rama: Neutralizuam dronin me eksploziv ndaj Kryeministrisë. S’është dorë e studentëve, por e huaj
Kryeministri Edi Rama deklaroi se dy ditë më parë është neutralizuar një dron i pajisur me eksploziv, i destinuar të godiste Kryeministrinë dhe t’i vinte zjarrin oborrit të brendshëm, ku ndodhet një ndërtesë prej druri.
Sipas tij, një plan i tillë nuk mund të jetë produkt i të rinjve, studentëve apo të miturve. Kryeministri theksoi se autoritetet disponojnë të dhëna të shumta dhe vazhdojnë t’i pasurojnë ato lidhur me ndërhyrjet nga “duar të huaja”. Ai përmendi Rusinë si dhe Republikën Islamike të Iranit.
“S’ka rini dhe s’ka studentë dhe s’ka të mitur që shkon në mendje dhe jo më që të ketë në jetë këtë plan, që është një dorë e huaj.
Dje, në mënyrë të befasishme për shumëkënd, që më çudit po jo për mua, babai i Vladimir Vladimiroviç Putin-it foli.
Babai ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste, foli. Foli dhe tha, tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh.
Ne kemi shumë të dhëna dhe vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me ndërhyrje në rrjetet sociale të atyre që duarve të huaja. Një dorë tjetër është Republika Komeiniste e Iranit”, deklaroi Rama.
Ai shtoi nënvizoi se “nuk ka për të ardhur ndonjëherë dita që në Shqipëri njerëzit të terrorizohen rrugëve për atë që mendojnë”, as që gazetarët, politikanët apo qytetarët e thjeshtë të shpallën shënjestra thjesht sepse shprehin mendime që bien ndesh me “planin e këtyre maskave pas të cilave fshihen të gjithë dashakeqinjtë e Shqipërisë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




