Protestat, Kryepiskopi Joan: Shqipëria është e të gjithëve

Aktualitet | 1 ditë më parë

Në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej gjashtë ditësh, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joan, bëri thirrje për urtësi, pjekuri dhe përgjegjësi në marrjen e vendimeve në shërbim të vendit.

Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme, Kryepiskopi Joan u lut që Perëndia të ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e marrjes së vendimeve, në mënyrë që ato të jenë të drejta dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.

“Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe  të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë. Shqipëria është e të gjithëve”, u shpreh, Kryepiskopi Joan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme