Messi kampion, fiton titullin e MLS me Inter Miamin

Futboll Bota | 11 muaj më parë

Inter Miami u bë kampion i MLS për herë të parë, duke mposhtur Vancouver Whitecaps në finalen në stadiumin Chase në Fort Lauderdale. Ekipi, i trajnuar nga Javier Mascherano, fitoi 3-1, duke ngritur trofeun. U bënë ekipi i 16-të që fitoi titullin.

Leo Messi mposhti ish-lojtarin e Bayern, Thomas Muller, duke e udhëhequr Inter Miamin drejt fitores ndaj Vancouver Whitecaps vetëm disa muaj pasi humbi në Kupën e Kampionëve Concacaf në një gjysmëfinale me dy ndeshje.

Së bashku me Rodrigo De Paul dhe Sergio Busquets, Messi u bë kampioni i parë i botës që fitoi Kupën MLS. Ky ishte trofeu i 47-të në karrierë për ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG-së, i treti që nga mbërritja në Miami në vitin 2023.

Golat e De Paul dhe Allende ishin vendimtarë, së bashku me një autogol nga Ocampo. Barazimi i çastit i Ahmed doli i paefektshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme