Meta lë burgun për ceremoninë mortore të babait, SPAK lejon praninë e tij edhe në pritjen e ngushëllimeve më 3 qershor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është larguar mëngjesin e sotëm nga paraburgimi nën shoqërimin e Policisë së Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Me leje të miratuar nga SPAK, Meta do të marrë pjesë në varrimin që zhvillohet në Çepan të Skraparit, si edhe në drekën mortore pas ceremonisë.
Sipas burimeve, ai do të rikthehet në paraburgim pasdite, ndërsa nesër do të përfitojë një tjetër leje, nga ora 09:00 deri në 21:00, për të qenë i pranishëm në pritjet e ngushëllimeve që familja do të organizojë në Tiranë.
Kujtojmë se Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, pas arrestimit të tij në kuadër të hetimeve të SPAK.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




