Midtjylland sfidon Egnatian, trajneri Tullberg: Do bëjmë lojën tonë

Conference League | 1 orë më parë

Në ambjentet e stadiumit komëbtar në Tiranë u zhvillua konferenca për shtyp e Midlland, në fjalën e tij, trajneri Mike Tullberg foli për Egnatian dhe se cfarë pret nga kjo përballje

“Fillimisht dua të përgëzoj Egnatian, për faktin që është kualifikuar për herë të parë, e di që ka fituar tre tituj kampionë dhe sigurisht ka respektin tonë. Ndonjë pikë të fortë të kundërshtarit? E them me respektin më të madh,  ne gjithmonë përqendërohemi te loja jonë, jo te kundërshtari kushdo që të jetë, kështu që do të bëjmë edhe të enjten do të jemi të fokusuar vetëm te ndeshja”.

Nw konferencw u shfaq edhe mbrojtwsi Sorensen. “E kemi përvojën në arenën europiane, dhe besoj që kjo do të na ndihmojë. Ne do të bëjmë lojën tonë. Loja jonë do të jetë e drejtpërdrejtë, agresive, ky është plani ynë, ne do të jemi të fokusuar në atë që do të bëjmë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme