Egnatia, gati për Europën. Dede e Aleksi: Përfaqësojmë futbollin shqiptar

Egnatia bëhet gati për një tjetër sfidë të madhe evropiane, këtë herë përballë danezëve të Midtjylland në fazën e ligës së Conference League. Trajneri Nevil Dede beson se diferencat në fushë do të jenë minimale, pavarësisht hendekut financiar, ndërsa mesfushori Albano Aleksi kërkon një nisje pozitive dhe mbështetjen e tifozëve për të përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar.
“Duke lënë mënjanë diferencën financiare, mund të them se në fushë nesër diferencat do jenë shumë të vogla. Ambicia jonë sportive nuk do ndalojë kurrë. Se sa do ia dalim dhe se sa i fortë është kundërshtari, unë mendoj se vetëm fusha do e tregojë”.
“Ne nuk përfaqësojmë vetëm veten. Unë jam krenar që jam pjesë e Egnatias, edhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që djemtë dhe Egnatia përfaqësojnë futbollin shqiptar”.
Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, përveç dëmtimit të Bakajokos që na mërzit sa heë që e kujtojmë. Fernando nuk është në 100%, por është gati që të na ndihmojë nesër. Është dhe rikthimi i Bitrit dhe gjendja e mirë e gjithë pjesës tjetër”.
Mesfushori Aleksi, i pranishëm në konferencë pë shtyp, theksoi rëndësinë e një nisje të mirë. “Është një ndeshje e rëndësishme për futbollin shqiptar, përveç për Egnatian që luan për herë të parë në fazën e grupeve. Shpresojmë ta nsim mirë, për mua ka shumë rëndësi ndeshja e parë. Shpresoj të kemi sa më shumë tifozë, të jemi të bashkuar për më të mirën tonë”.
“Duhet ti marim ndeshjet një e nga një dhe shpresoj që deri në fund të fazës të bëjmë sa më mirë dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë që të shkojmë më tej”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




