Milani rrit ofertën për Maignan, 7 mln euro në sezon deri në 2030-ën. Inter e Juve pas derës

Futboll Bota | 10 muaj më parë

Rihapet gjithçka në bisedimet Milan-Maignan. Historia e portierit francez është e njohur tashmë. Rinovimi i kontratës që i përfundon në qershor u ndal shkurtin e kaluar nga disa gabime të tij. Në verë Maignan ishte afër Chelsea, por kërkesat e Milanit dhe vullneti i trajnerit Allegri bënë që lëvizja të mos kryhej.

Tani klubi kuqezi vjen me një ofertë të re për rinovimin. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milani i ka propozuar portierit 7 milionë euro neto, duke përfshirë dhe bonuset, deri në 2030-ën. Diferenca është reduktuar ndjeshëm, pasi francezi ka kërkuar 7.5 milionë euro. Klubi ka premtuar, në rast të firmës brenda marsit, dhe një premio që do të rriste pagën e këtij sezoni.

Në Milanello ka besim të madh se Maignan do të qëndrojë, por firma asnjëherë nuk është e sigurt, ndaj dhe Tare dhe Furlani kanë bllokuar brazilianin Hugo Souza, pavarësisht se oferta e parë është refuzuar nga Corinthians.

Nëse Maignan do të largohej nga Milani me parametra zero, për të janë disa klube big në garë. Kryeson Premier League, por ka dhe një mundësi që portieri të qëndrojë në Serie A, me një fanellë tjetër. Juventusi dhe Interi po ndjekin me vëmendje zhvillimet. Mund të kemi një rast si i ai Çalhanoglu, edhe pse Interi më shumë interes ka për Vicario.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme