Ministri Demo: Bashkitë me plane strategjike të vitit 2025 do të përfitojnë grantin e performancës

Aktualitet | 11 muaj më parë

Ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, në fjalën e tij në konferencën e dedikuar prezantimit të Sistemit të Matjes së Performancës së Bashkive deklaroi se sistemi i qeverisjes vendore ka bërë përparim dhe përmirësim të parametrave të ofrimit të shërbimeve, të ndikuar nga decentralizimi dhe reforma territoriale.

Demo bëri me dije se bashkitë të cilat kanë miratuar plane strategjike për menaxhimin efikas të funksioneve të tyre përgjatë vitit 2025, do të përfitojnë grantin e performancës.

“Në këtë aktivitet shumë domethënës për performancën e bashkive, në kuadër të sfidave dhe integrimit europian, sistemi i qeverisjes vendore ka bërë përparim dhe përmirësim të parametrave të ofrimit të shërbimeve të ndikuar nga decentralizimi dhe “reforma territoriale”. 3 fusha: menaxhimi financiar, ofrimi i shërbimeve; mirëqeverisja dhe integrimi evropian. Sot të gjithë jemi fitues, bashki që kanë miratuar plane strategjike për menaxhimin më efikas të funksioneve  përgjatë 2025do përfitojnë transfertë financiare si incentivë për angazhimin e tyre. 10 bashki: Mati, Librazhi, Prrenjasi, Puka, Dropulli, Dibër, Kolonja, Fushë-Arrëzi, Shijaku, etj. Mekanizmi në formën që ka marrë ka favorizuar bashkitë që nuk i dispononin planet vendore për menaxhimin e funksioneve. Bashkitë që kanë pasur në veprim shumë prej planeve para se të niste procesi: Shkodër, Lezhë, Selenicë, Gjirokastër, Devolli, Korçë, Kuçovën., Mallakastrën, Skraparin. Të gjitha bashkitë e vendit janë të pajisura me dokumente të planifikimit strategjik duke përmbushur objektiva shtetërore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi”, deklaroi Demo në fjalën e tij,

Më tej ai theksoi se për vitin 2026, matja e performancës së bashkive do të konsistojë në vlerësimin e implementimit të planeve të miratuara, që sikurse shpjegoi ministri, do të jetë dhe hapi i dytë që do vihet me kapacitet të plotë në buxhetin e vitit 2027-ës.

“Për 2026 matja e performancës do konsistojë në vlerësimin e implementimit të planeve të miratuara. Ky do jetë hapi i dyta, pas grantit të performancës, që do vihet me kapacitet të plotë në buxhetitn e 2027-ës. 2026 vit i rëndësishëm për të krijuar një model të qëndrueshëm deh avancuar të matjes së performancës duke u bazuar në mësimet e nxjerra nga ky proces që ne po mbyllim sot”, theksoi Demo.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme