Ministri gjerman: Me Vuçiq në krye, Serbia nuk anëtarësohet në BE

Ministri gjerman, njëherësh kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq, se sa të jetë ai në krye Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në BE.
Deklarata e Roth vjen pa fjalimit kërcënues të presidentit Vuçiq, ku paralajmëroi Perëndimin se do të duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe Serbisë.
Ministri Roth thotë se Vuçiq nuk e ka kuptuar ende që anëtarësimi në BE vlen për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën.
“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, shkruan Roth.
Deklarata e presidentit Vuçiq lidhur me Kosovën u bënë 24 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes së sigurisë me Rusinë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




