Ministri Salla: Deri më 9 prill duhen plotësuar masat e kërkuara nga BE për të hapur fondet e IPARD

Aktualitet | 7 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë, Anids Salla, ka prezantuar sot skemën e mbështetjes për fermerët për vitin 2026. Ndalur te skema e njohur si “skema e naftës”, Ministri tha se kjo nismë synon uljen e kostos së prodhimit për fermerët, duke kaluar nga dhënia direkte e karburantit në mbështetje financiare përmes skemave të dedikuara.

“Skema e naftës është një skemë mbështetëse për uljen e kostos së fermerit dhe kemi dhënë karburant drejtpërdrejtë. Më pas ka kaluar në mbështetje në pagesë për uljen e kostos. Ne do ta mbulojmë edhe në vitin 2026. Ne kemi menduar dhe në të gjitha masat që kam përmend, është një skemë që çdo fermer bëhet pjesë për përfitimin e të gjitha masave që kemi vendosur, por është edhe masa 10% e faturimit. Pra kemi bërë një skemë gjithëpërfshirëse, duke patur parasysh edhe BE. Është një masë për uljen e kostos së prodhimit masa që është quajtur si masë e naftës, por realisht është dhënie pagese që fermeri të uli kostot. Skema e prezantuar sot është një skemë gjithëpërfshirëse ku fermeri bëhet pjesë e të gjitha skemave”, tha ai.

I pyetur për zhbllokimin e fondeve të IPARD III, Ministri bëri me dije se brenda datës 9 prill do të depozitohen masat e fundit të kërkuara  nga BE, për të bërë më pas akreditimin e kësaj pakete.

“Brenda datës 9 prill do të depozitojmë masën e fundit, kërkesat që na janë kërkuar brenda një muaji dhe më pas presim akreditimin e paketës së IPARD”, theksoi Ministri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme