Miqësorja/ Ukrainë-Shqipëri i besohet një arbitri spanjoll

Kombëtarja | 7 muaj më parë

UEFA ka zyrtarizuar sot kryesorin e ndeshjes mes Ukrainës dhe Shqipërisë. Miqësorja, e cila do të luhet në Spanjë në “Estadi Ciutat de València”, do të gjykohet nga një arbitër vendas.

Kryesor i këtij dueli do të jetë Juan Martinez Munuera. Ndërkohë që asistentët e tij do të jenë Raul Cabanero dhe Alfredo Rodriguez Moreno. Në rolin e arbitrit të katërt për këtë ndeshje, është emëruar Iosu Galech Apezteguia.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme