Modric për Perisic: E di se çfarë lojtari është

Ishte 1 marsi i vitit 2006 kur trajneri i atëhershëm Zlatko Kranjcar e bëri të debutonte në kombëtare, në moshën 20 vjeç, 5 muaj e 20 ditë. Sot Luka Modric është një shtyllë e vërtetë e Kroacisë dhe krenohet me bukurinë e 185 paraqitjeve me 27 gola dhe 29 asistime në total, asnjë prej të cilave nuk e shënoi mbrëmë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër Francës. Por triumfi 2-0 mbetet i ëmbël.
“Një fitore e shkëlqyer, luajtëm një ndeshje të madhe, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë francezët na vunë nën presion, ata ishin më dominues, por ne u mbrojtëm si ekip, arritëm të rezistonim dhe ta mbrojmë atë 2-0. Është një rezultat i mrekullueshëm, por fundi është ende larg. Për të mposhtur një Francë kaq të fortë ne duhej të ishim perfekt”.
Fjalët e ëmbla rezervohen për Ivan Perisic, lojtari i ndeshjes, gol dhe asistim: “Jam i lumtur për Ivan. Asgjë nuk më befason kur bëhet fjalë për Ivan Perišić-in, e di se çfarë lojtari është ai, çfarë punëtori dhe çfarë karakteri ka”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




