Moti – Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, nuk ndryshojnë temperaturat

Aktualitet | 2 vite më parë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veri në orët e mesditës.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje me shpejtësi mesatare 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina do të fitojë shpejtësi 14m/sek e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

  • Në zonat malore -7 deri 7°C;                                                                                                                                                          
  • Në zonat e ulëta  2 deri 16°C;                                                                                                                                                               
  • Në bregdet  3 deri 16°C.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme