Moti/ Dita e sotme me kthjellime, shi dhe dëborë në male

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot kryesisht të kthjellët në Ultësirën Perëndimore dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore në lindje dhe juglindje. Sipas parashikimit meteorologjik, vranësirat do të bëhen më të dukshme gjatë mesditës dhe pasdites, duke u shoqëruar me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet pritet të ndërpriten.
Ndërkohë, në majat e maleve në verilindje dhe juglindje parashikohen reshje dëbore, me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë nga drejtimi veri-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 18 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2–4 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




