Lufta me Rusinë/ Zelensky diskuton me shefin e NATO-s, paketat e reja të mbrojtjes ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Të dy udhëheqësit diskutuan mbi sulmet e vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, si dhe për koordinimin e paketave të reja të mbrojtjes ajrore.
Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti ukrainas përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
“E nisa vizitën time në Bruksel me një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Si gjithmonë, po koordinohemi ngushtësisht për të ofruar mbrojtje dhe siguri më të madhe për Ukrainën” deklaroi Zelensky.
Presidenti ukrainas vuri në dukje se Rusia i është përgjigjur përpjekjes më të fundit të presidentit amerikan për uljen e intensitetit të sulmeve duke nisur valë të reja goditjesh ndaj infrastrukturës energjetike, ndërtesave të banimit dhe objekteve të tjera në Ukrainë.
Rreth 1,000 dronë të lëshuar brenda një dite
Sipas Zelensky, sfidat mbeten të mëdha, veçanërisht në kushtet e sulmeve intensive ajrore:
Kërkesa për kapës të raketave balistike dhe municione për F-16
Në këtë kuadër, Zelensky theksoi se vazhdimi i furnizimeve ushtarake nga partnerët e NATO-s është jetik.
“Kjo vlen veçanërisht për kapësit e raketave balistike dhe municionet për avionët F-16. Po punojmë për paketa të reja të mbrojtjes ajrore. Pothuajse çdo ditë dhe çdo orë, paketa të tilla të reja mund të shpëtojnë jetë ukrainasish. Diskutuam për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme gjatë takimit tonë. Falënderoj Markun për mbështetjen dhe gatishmërinë e tij për të ndihmuar,” përfundoi Zelensky.
Presidenti Volodymyr Zelensky ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në samitin e Bashkimit Evropian, ku gjatë vizitës ka të planifikuara edhe disa takime të tjera dypalëshe.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




