Moti – Dita e sotme me vranësira e mjegull, borë në zonat malore

Për ditën e sotme (16 janar) pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë.
Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit e deri në mesditë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të dobëta. Ndërsa në relievet malore reshje dëbore të dobëta. Pas orëve të mesditës mot kryesisht me kthjellime e vranësira kalimtare më të theksuara në relievet kodrinore dhe malore në lindje.
Mjegull e dendur do të jetë prezente në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe ngrica të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 14 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- Në zonat malore -7 deri 3°C;
- Në zonat e ulëta -1 deri 13°C;
- Dhe në bregdet 5 deri 13°C.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




