Moti i keq, Emergjencat Civile: Rruga e Arbrit e pakalueshme. Me vështirësi qarkullimi në Elbasan-Qafë Thanë

Aktualitet | 2 vite më parë

Moti i keq, me reshje shiu dhe reshje të dendura dëbore në veri dhe juglindje të vendit, kanë sjellë një sërë problematikash. Emergjencat Civile bëjnë me dije se në qarkun e Dibrës, rruga e Arbrit është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Po ashtu, edhe aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit” ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda.

Janë bllokuar nga reshjet e dëborës edhe akset kryesore Trebisht, Ostren të bashkisë Bulqizë me qendrat administrative, si dhe akset kryesore Selishtë, Lurë të bashkisë Dibër me qendrat administrative.                                                                                                                                                                                                                  Sa i përket furnizimit me energji elektrike, sipas raportimeve të OSSH, numri total i konsumatorëve të mbetur pa energji elektrike nga defektet TM-TU është 92 abonentë, nga të cilët 27 abonentë janë në zonat urbane, 43 janë  abonentë në zonat rurale dhe 22 abonentë në zona rurale të thella.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme