Moti i keq, Vlora përmbytet nga reshjet e shirave

Aktualitet | 2 vite më parë

Shirat e rënë në Vlorë, nisur që prej mbrëmjes së kaluar e duke vijuar gjatë gjithë ditës së sotme, kanë bërë që rruga ‘Albano E Romina’ të përmbytet.

Shirat e rënë në kohë të gjatë kanë bërë që me gjithë tërheqjen e pompave të hidrovorit, zona problematike e ‘Albano Rominës’ të mos e përballojë prurjen e reshjeve, e për pasojë ka nisur përmbytja e aksit, raporton korrespodentja e RTSH-së, Afrovita Hysaj.

Ndërkaq, si pasojë e motit të keq ka pasur probleme edhe në aksin rrugor që lidh qytetin e Laçit me Kishën e Shën Antonit (kisha e Sh’na Ndoit).

Si pasojë e dëborës së rënë disa mjete që kishin shkuar për pelegrinazh në vendin e shenjtë, kanë mbetur të bllokuara dhe po ndërhyhet me mjetet e bashkisë për pastrimin dhe kriposjen e këtij segmenti.

Referuar raportimeve dhe njoftimeve të emergjencave civile, në akset e tjera të kësaj bashkie nuk vërehen problematika.

Ndërkaq, si rezultat i erës me intensitet të vrullshëm, vazhdon të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, sidomos në zonat rurale. Grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve të shfaqura, kurse strukturat e MC të bashkisë janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e gjendjes.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme