Moti sot – Alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, kryesisht të karakterit lokal përgjatë zonave malore.
Era do të fryjë nga juglindja – jugperëndimi, ndërsa në mbrëmje drejtimi i saj do të kthehet nga verilindja me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në det, valëzimi pritet të jetë i qetë, me forcë 1-2 ballë.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




