Mundja shqiptare humbet një figurë të shquar

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Mundja shqiptare humbet një figurë të shquar. Ndahet nga jeta Kujtim Ninas, ish-kampion i vendit në vitin 1979.

“Me shumë dhimbje dhe pikëllim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Kujtim Ninas (Gut Lala), një figurë e shquar e mundjes dhe një humbje e madhe për sportin shqiptar. Kujtimi ishte një nga kampionët më të nderuar të mundjes, i cili la një trashëgimi të paharrueshme dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti.

Ai u nderua me medaljen “Nderi i mundjes së Gollobordës” dhe ka qenë pjesë e ekipeve më të njohura të mundjes, si “17 Nëntori”, “Tomorri” dhe “Dajti”. Pjesëmarrës aktiv në vitet ‘70-‘80 dhe kampion kombëtar në vitin 1979 në kategorinë 82-90 kg, Kujtimi gjithashtu ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në administrimin e mundjes, si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.

Kjo humbje është një goditje e rëndë për sportin e mundjes, i cili ka humbur një të dashur dhe të përkushtuar. Kujtimi do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë ata që e deshën mundjen dhe e ndihmuan atë të rritej. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit!”, shkruhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Mundjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme