Muriqi: Te Turqia i kam të gjithë miq, por përpara Kosovës nuk vendos asnjërin!

Edhe për Muriqin bëhet fjalë për një ndeshje me shumë emocion pasi Kosova e tij luan shanset e saj të mëdha për të shkuar në finalet e Botërorit përballë një skuadre që ai njeh shumë mirë.
“Kam shumë shokë ne ekipin turk. Madje mund të them pa frikë se i kam të gjithë miq, por në fushë do të jap maksimumin”, tha “Pirati” në konferencën e sotme për shtyp.
Sipas sulmuesit të Majorkës, Turqia ka një ekip mjaft solid dhe se i kishte ndjekur në aksion vetëm për një pjesë lojë në ndeshjen me Rumaninë.
“Ndoqa pjesën e parë mes Turiqisë dhe Rumanisë. Turqia kirjoi dy raste të pastra shënimi, por e kishte të vështirë të luante pasi Rumania luajti shumë në mbrojtje”, komentoi Muriqi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




