Muzeu “Ismail Kadare” në Gjirokastër, rreth 8 mijë vizitorë gjatë gjithë vitit

Muzeu i shkrimtarit të letrave shqipe Ismail Kadare ka qenë një prej aseteve më të frekuentuara turistike që prej fillimit të vitit 2024 e deri më tani.
Përgjegjësi i këtij muzeu Bruno Pjetri shprehet se interesi i turistëve ka qenë i lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe vijon ende të jetë si nga turistë vendas, por kryesisht ata të huaj.
“Viti 2024 ka qenë i suksesshëm përsa i përket numrit të vizitorëve në muze, por edhe aktivitete që ne kemi zhvilluar në ambjetet e muzeut”, tha Pjetri.
Pjetri ndër të tjera theksoj se edhe gjatë ditëve të dhjetorit nuk kanë munguar vizitorët të cilët vijnë të shohin vendin ku është lindur e rritur shkrimtari.
Prej fillimit të vitit 2024 e deri tani muzeu Kadare ka mirëpritur rreth tetë mijë turistë vendas e të huaj, duke e kthyer këtë muze në një prej destinacioneve më të frekuentuarat në Gjirokastër.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




