Nata Nostalgjike në Fest 64, Jonida Maliqi: Ky festival ka qenë i mrekullueshëm

Muzikë | 11 muaj më parë

“Jetoj”, një nga baladat e njohura të Festivalit të Këngës, rikthehet në skenën e Natës Nostalgjike të Fest 64 nën interpretimin e Inis Nezirit dhe Jonida Maliqit.

Kënga, me muzikë të Adrian Hiles dhe tekst të Jorgo Papingjit, ka qenë një rrëfim për pranimin e dashurisë në jetën tonë dhe u prezantua fillimisht në Festivalin e 40-të.

Interpretimi i parë i saj nga Aurela Gaçe në vitin 2010, me zërin e saj të fuqishëm, solli emocion të madh dhe fitoi çmimin e parë, duke u bërë një nga baladat më të dashura për publikun shqiptar.

Jonida Maliqi u shpreh se festivali i këtij viti është i mrekullueshëm dhe i mbushur me momente që do të kujtohen gjatë, duke rikthyer emocionet e para herëve në skenën e Festivalit të Këngës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme