Nations League/ Sherri: Ndeshje e përgjumur për shkak të kundërshtarit, me Finlandën si finale

Kombëtarja | 37 minuta më parë

Alen Sherri ka qenë njëri prej lojtarëve të cilët kanë shkëlqyer në Serravalle mbrëmjen e kaluar. Për portierin ishte një ndeshje perfekte pasi nuk pësoi gol ndërsa në një sfidë ku ishte protagonist me një pritje decizive në minutën e 58-të.

“Jam i kënaqur me rezultatin që kemi arritur edhe pse loja ishte disi e përgjumur. Në këtë pikë mendoj se ndikoi shumë edhe rivali”, tha 28-vjeçari.

I pyetur për takimin e radhës Sherri e konsideron maksimalisht rëndësinë e transfertës në Finlandë. “Mendoj se është një takim mjaft delikat pasi do të luhet mes dy skuadrash, të cilat luajnë për kreun e grupit”, tha Sherri. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme