“Cube It”, fotografia e Gjon Milit në 3D, të rinjtë eksplorojnë fotografinë përmes formave gjeometrike

Kulturë | 28 minuta më parë

Fotografia e Gjon Milit u bë pjesë e një aktiviteti krijues për të rinjtë në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Punëtoria “Cube It” solli një mënyrë ndryshe për të eksploruar fotografitë, përmes formave gjeometrike dhe krijimit të një puzzle fotografik në hapësirë tredimensionale.

“Muzeu “Marubi” e sjell me fotografitë e tij origjinale për herë të parë. Ky aktivitet ka për qëllim që fëmijët t’i shohin fotografitë ndryshe, pra të njihen me fotografitë e Gjon Milit, por edhe t’i shohin ato në një mënyrë tjetër. Ne do të krijojmë disa trupa gjeometrikë, kube, kuboide, të cilat fëmijët do t’i veshin me fotografi, me detaje nga fotografitë e Gjon Milit. Pra, ata do t’i studiojnë njëherë fotografitë e Gjon Milit dhe më pas do të përzgjedhin detajet që u pëlqejnë më shumë”, u shpreh Jozefina Vokrri, Specialiste, Sektori i Edukimit, Muzeu i Fotografisë Marubi.

Përmes “Cube It”, fotografitë e Gjon Milit u kthyen në një material për eksperimentim dhe krijimtari, duke i dhënë të rinjve mundësinë ta shohin fotografinë përmes një qasjeje më interaktive dhe bashkëkohore.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme