Sfidë e veçantë për Julian Shehun, 100 ndeshje me Widzew Lodz për mesfushorin shqiptar

Futboll Bota | 6 muaj më parë

Ndeshja kundër Lechia Gdansk në kampionatin polak ka qenë e veçantë për mesfushorin e kombëtares shqiptare Julian Shehu me fanellën e Widzew Lodz. Ishte sfida e 100-të në karrierë për 27-vjeçarin me klubin polak.

Shehu është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Widzew Łódźit dhe këtë sezon në 30 ndeshje të luajtura ai ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 5 asiste.

“I nderuar dhe mirënjohës që kam luajtur 100 ndeshje për Widzew Łódź. Një moment vërtet i veçantë me këtë klub të mrekullueshëm që do të thotë kaq shumë për mua. Faleminderit shokëve të mi të ekipit, stafit dhe veçanërisht tifozëve të jashtëzakonshëm për mbështetjen, pasionin dhe energjinë e palëkundur në çdo moment”, shkruan Shehu në një postim në rrjetet sociale.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme