“Ndodhi diçka magjike”, Amorim shijon triumfin e parë në derbin

Angli | 2 vite më parë

Në një ndeshje derbi çdo gjë mund të ndodhë, veçanërisht nëse flasim për Premier League dhe Manchester City-Manchester United. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit duke rezultuar në një rikthim të pabesueshëm dhe një fitore drithëruese për “Djajtë e Kuq”, të cilët dërguan në ferr rivalët e tyre, 2-1.

Ruben Amorim, trajneri i United, komentoi rezultatin përfundimtar në BBC Match of the Day: “Ishte e pabesueshme. Mendoj se e merituam. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne besuam deri në fund. Arritëm të shënonim, na duhej kjo fitore, ishte e rëndësishme për ne dhe për tifozët tanë”.

“Ne ishim në lojë për 90 minuta dhe kjo është shumë pozitive. Le të flasim për ndeshjen kundër Arsenalit, luajtëm mirë në pjesën e parë, por nuk besuam se mund të fitonim. Sot ishte shumë ndryshe. Pastaj ishte koha e Fergie (Bruno Fernandes) dhe ne i bashkuam gjërat dhe ndodhi diçka magjike. Ishte një ditë e mirë për ne”.

“Tifozët kishin nevojë për këtë fitore. Ashtu si ne, por ju mund ta shihni nga mënyra se si ata festojnë se është diçka e veçantë. Por ne duhet të vazhdojmë. Klubi ynë duhet të fitojë këto ndeshje, unë e kuptoj lumturinë e tifozëve tanë, por ne duhet të ecim përpara. Ne duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por sot djemtë e merituan fitoren deri në minutën e fundit dhe kjo është e rëndësishme”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme