Ndryshime në krye të Forcës Detare, Arsen Mullaj merr komandën, Vengu: Deti, interes strategjik kombëtar

Aktualitet | 10 muaj më parë

Forca Detare Shqiptare ka një drejtues të ri. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar sot transferimin e komandës tek Kundëradmiral Arsen Mullaj, i cili zëvendëson në këtë detyrë Nënadmiral Adnan Agastrën.

Gjatë ceremonisë zyrtare të zhvilluar sot, Ministri Vengu e cilësoi këtë ndryshim si një moment kyç për vazhdimësinë e punës dhe avancimin e flotës drejt standardeve më të larta të NATO-s.

Në fjalën e tij, Vengu vuri theksin te ndryshimi i qasjes ndaj hapësirës detare, duke paralajmëruar investime dhe rritje kapacitetesh.

“Kjo është një periudhë premtuese për Forcën Detare, teksa i rikthehemi detit jo vetëm si një dimension gjeografik, por si një interes strategjik kombëtar, në një fazë të rëndësishme modernizimi dhe rritjeje të kapaciteteve mbrojtëse detare,” u shpreh Ministri.

Ceremonia shërbeu edhe për të vlerësuar punën e bërë deri më tani.

“Mirënjohje për Nënadmiral Adnan Agastra, i cili dorëzon stafetën pas vitesh kontributi dhe përkushtimi. Urime dhe suksese Kundëradmiral Arsen Mullaj në përmbushjen e misionit të tij,” përmbylli Vengu reagimin e tij.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme