Ndryshime në Policinë e Shtetit, Florjan Rrasa emërohet në krye të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar

Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në strukturat e saj drejtuese, me fokus në Departamentin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe në drejtimin e policisë vendore në Fier. Lëvizjet vijnë si pjesë e një riorganizimi të vazhdueshëm për të rritur efikasitetin dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja të sigurisë.
Florjan Rrasa është emëruar drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Më parë ai ka mbajtur postin e shefit të sektorit për Hetimin e Mashtrimit Kompjuterik, në Drejtorinë për Hetimet e Krimeve Kibernetike.
Taulant Gjoka është emëruar zëvendësdrejtor për rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Ky riorganizim shihet si pjesë e strategjisë së Policisë së Shtetit për të forcuar kapacitetet në hetimin e krimeve ekonomike dhe financiare, si dhe për të rritur kontrollin e rendit në nivel vendor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




