Në prag të festave të Nëntorit, Rama publikon kartolinën festive të artistëve të rinj të “Jordan Misja”

Aktualitet | 11 muaj më parë

Në prag të festave të 28-29 Nëntorit, Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër kartolinë të mbushur me atmosferë festive, kësaj here nga artistët e rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër kartolinë feste, këtë herë nga bashkëpunimi mes 150 artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja” dhe Qendrës Kulturore Albanian Night, ju uroj një ditë të mbarë!”, shkruan kryeministri Rama.

Videoja sjell pamje të gëzueshme nga të rinj artistë, të cilët përmes muzikës dhe kërcimit përcjellin emocionin e ditëve të shënuara të historisë sonë kombëtare.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme