Netanjahu mbledh kabinetin e sigurisë, votohet marrëveshja e armëpushimit

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka mbledhur kabinetin e sigurisë për një seancë dëgjimore mbi marrëveshjen e lirimit të pengjeve dhe armëpushimit.

Para takimit, Netanjahu mori pjesë në një vlerësim sigurie për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes me ekipin negociator, i cili u kthye brenda natës nga Doha pas nënshkrimit të versionit përfundimtar të marrëveshjes.

Në një deklaratë të mëparshme, zyra e Netanjahut sqaroi se marrëveshja do të zbatohej siç ishte planifikuar të dielën, pavarësisht vonesave, me pengjet e parë që pritet të lirohen atë ditë.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka shprehur besimin se zbatimi i armëpushimit në Gazë do të fillojë të dielën. Ai shprehet se ai dhe zyrtarët e tjerë të administratës të presidentit amerikan Joe Biden, e cila përfundon të hënën, kanë qenë angazhuar në përpjekjen për të zgjidhur çështjet e armëpushimit të shpallur dje përmes ndërmjetësit të Katarit.

“Nuk është për t’u habitur që një proces,  një negociatë, nuk ka qenë kaq sfidues dhe kaq i ngarkuar”,  tha Blinken.

Marrëveshja e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit u arrit pas përpjekjeve të SHBA-së, Egjipit dhe Katarit. Arritja e armëpushimit solli menjëherë gëzim për mijëra njerëz në të gjithë territorin e shkatërruar palestinez, po ashtu edhe në rrugët e Izraelit. Marrëveshja është e brishtë dhe ajo mbetet jashtëzakonisht e ndërlikuar – madje për faktin që edhe Hamasi t’i çojë pengjet në mënyrë të sigurt në një pikë dorëzimi do të paraqesë sfida të rëndësishme sigurie.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme