Netanyahu: Armëpushimi në Gaza nuk do të hyjë në fuqi derisa Izraeli të marrë listën e pengjeve

Botë | 2 vite më parë

Armëpushimi i Gazës “nuk do të fillojë” derisa Izraeli të marrë një listë të pengjeve që do të lirohen nga Hamasi, tha zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të dielën në mëngjes, duke nënvizuar pasigurinë e marrëveshjes rreth një orë përpara se të hynte në fuqi.

“Kryeministri udhëzoi IDF-në (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) se armëpushimi, i cili supozohet të hyjë në fuqi në orën 8:30, nuk do të fillojë derisa Izraeli të marrë listën e pengjeve të liruar, të cilën Hamasi është zotuar ta sigurojë”, thuhet në deklaratë.

Kjo erdhi pasi Netanyahu mbajti një vlerësim të situatës së sigurisë brenda natës në lidhje me vonesën në marrjen e listës së pengjeve që pritet të lirohen.

Hamasi tha se janë të përkushtuar ndaj marrëveshjes dhe fajësoi arsyet “teknike” për vonesën, sipas një deklarate të dielën në mëngjes.

“Lëvizja Hamas konfirmon angazhimin e saj ndaj kushteve të marrëveshjes së armëpushimit dhe thekson se vonesa në dorëzimin e emrave që do të publikohen në grupin e parë është për arsye teknike në terren”, thuhet në deklaratë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme