Zgjedhje 2025 – PS kryeson me 83 mandate, PD bie në 50, “Mundësia” merr mandatin e 2

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Në të 12 qarqet e vendit ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit për subjektet politike, ku Partia Socialiste ka siguruar një fitore të thellë prej 83 mandatesh, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” duke shkuar në 50 mandate. Krahasuar me zgjedhjet e 2021, PS ka shënuar rritje ku nga 74 mandate në 83, ndërsa PD ka rënë nga 59 mandate në 2021, në 50 të tilla.

PSD ka mundur të sigurojë 3 mandate në parlamentin e ri të Shqipërisë, ndërsa partia Mundësia ka marrë 2 mandate. Nga një mandat kanë marrë “Nisma Shqipëria bëhet” dhe “Lëvizja Bashkë”.

Numri i shpërndarjes së mandateve për partitë politike në 12 qarqe:

Qarku Shkodër:

Koalicioni PD-ASHM ka marrë 39.157 vota e përkthyer në 5 mandate;

PS ka marrë 36.620 vota ose 4 mandate

PSD ka siguruar 16.104 vota ose e përkthyer në mandate, janë 2 të tilla.

Qarku Kukës:

PD-ASHM 20.728 vota ose 2 mandate

PS mori 11.725 ose 1 mandat.

Qarku Lezhë:

PD-ASHM ka siguruar 31.769 vota ose 4 mandate

PS siguroi 30.415 vota ose 3 mandate

Qarku Dibër:

PD-ASHM ka siguruar 22.622 vota ose 2 mandate

PS mori 33.798 vota ose 3 mandate

Qarku Durrës:

PD-ASHM 55.340 vota ose 6 mandate

PS ka marrë  75.544 vota ose 8 mandate

Qarku Tiranë:

PD-ASHM ka marrë 158.026 vota ose 13 mandate

PS ka siguruar 217.965 vota ose 19 mandate

Partia Mundësia ka marrë 22.648 vota ose 2 mandate

PSD ka marrë 14.590 vota ose 1 mandat

Lëvizja Bashkë 12.583 vota ose 1 mandat

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet mori 15.016 vota ose 1 mandat

Qarku Elbasan:

PD-ASHM ka marrë 40.306 vota ose 4 mandate

PS ka marrë 83.851 vota ose 10 mandate

Qarku Fier:

PD-ASHM ka marrë 41.029 vota ose 4 mandate

PS siguroi 103.697 vota ose 12 mandate

Qarku Berat:

PD-ASHM mori 20.281 vota ose 2 mandate

PS siguroi 40.333 vota ose 5 mandate

Qarku Korçë:

PD-ASHM mori 37.329 vota ose 4 mandate

PS siguroi 59.309 vota ose 6 mandate

Qarku Vlorë:

PD-ASHM ka marrë 25.031 vota ose 3 mandate

PS siguroi 56.665 vota ose 9 mandate

Qarku Gjirokastër:

PD-ASHM mundi të marrë 11.975 vota ose 1 mandat

PS mori 25.305 vota ose 3 mandate.

00.10 | Mbyllet numërimi i votave në 12 qarqe, PS siguron 83 mandate, PD “tkurret” në 50

Në të 12 qarqet e vendit ka përfunduar numërimi i votave brenda vendit për subjektet politike, ku Partia Socialiste kryeson me një shumicë të thellë prej 83 mandatesh, ndërsa Partia Demokratike ka përjetuar një “tkurrje” duke shkuar në 50 mandate.

Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 3 mandate, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat deputeti. Nga një mandat secila kanë marrë Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësia ka siguruar mandatin e 2.

22:00 | Celibashi: Kemi numëruar 35% të votave të diasporës

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, ka ndarë me median shifrat më të fundit sa i takon procesit të numërimit të votave për kandidatët në rang kombëtar.

Për sa i takon vendimmarrjes së KAS për votat e ardhura nga shteti grek, Celibashi tha se, “edhe pse mund t’ju duket e çuditshme ne ende nuk kemi marr asnjë njoftim nga KAS në lidhje me këtë vendim. Është një vendim i shpallur publikisht por do të presim arsyetimin e vendimit se cila aspekte të kësaj vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror ky vendim është anuluar”.

Ilirjan Celibashi, ka reaguar gjithashtu në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike mbi dyshimet për manipulim votash në KZAZ nr. 40, përmes asaj që njihet si fenomeni i “trenit bullgar”. Celibashi u shpreh se ishte informuar publikisht për këtë denoncim dhe garantoi se KQZ do të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të gjitha subjektet politike, përfshirë pamjet e kërkuara nga PD.


21:30 | PS kryeson në Qarkun e Tiranës, Manastirliu: Besimin e qytetarëve do ta kthejmë në punë

Teksa numërimi në Qarkun e Tiranës po shkon drejt fundit dhe Partia Socialiste kryeson dukshëm, drejtuesja e PS-së për Qarkun Tiranë, Ogerta Manastirliu, tha se edhe njëherë konfirmohet mbështetja e Tiranës për Edi Ramën dhe partinë e tij. Manastirliu theksoi se besimi i qytetarëve do të përkthehet në më shumë punë.

Tashmë priten edhe kutitë e fundit në Tiranë, ku PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek Edi Rama dhe tek Partia Socialiste, për të vijuar progresin në reformat e pakthyeshme dhe për projektin ambicioz të integrimit në Bashkimin Europian.


20:10 | PS drejt shumicës së thellë me 83 mandate, PD bie në 50 mandate, “Mundësia” merr mandatin e 2

Teksa numërimi i votave për subjektet politike brenda vendit po vjen drejt fundit, Partia Socialiste ka dalë fituese e zgjedhjeve me një rezultat bindës, duke siguruar 83 mandate, që përkthehen në 52.23% të votave të vlefshme. Ky rezultat i jep asaj shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke zbritur në 50 mandate, ose 34.04% të votave.

Partia Socialdemokrate ruan pozicionin e saj me 3 mandate, falë 3.28% të votave, ndërsa Partia Mundësia arrin të sigurojë 2 mandate, me 3.06% të votave.

Lëvizja Bashkë arrin të sigurojë 1 mandat, me 1.48% të votave dhe “Nisma Shqipëria Bëhet” hyn në Kuvend me 1 mandat, pas një rezultati prej 3.74%.


20:05 | Përfundon procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit, PS merr shumicën e votave

Procesi i numërimit të votave në Qarkun e Elbasanit ka përfunduar. Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë, duke u ndjekur nga Koalicioni PD-ASHM. Më pas renditet Partia Nisma Shqipëria Bëhet, duke u ndjekur nga Partia Koalicioni Euroatlantik.


19:40 | Qarku i Durrësit mbyll procesin e votimit, kryeson PS

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjekte politike në Qarkun e Durrësit që përfshin bashkinë Durrës, Krujë dhe Shijak.

Partia Socialiste kryeson me numrin më të madh të votave dhe pasohet nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. E treta renditet Nisma-SHB, duke u ndjekur nga PSD.


18:01 | PS thyen bastionet e PD-së në Fier, Balluku: Mandati i 12 është gjithmonë dhe më i konsoliduar

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht edhe drejtuese politike e Qarkut të Fierit, në një prononcim për RTSH-në nga KZAZ-ja në Fier deklaroi se Partia Socialiste ka thyer bastionet e Partisë Demokratike në këtë qark.

“Përsa i përket projeksionit, PS-ja është me 12 mandate ku diferenca ndërmjet nesh dhe PD-së është e pakapërcyeshme. Deri në kutinë e fundit të votave të diasporës do them që kemi të konsoliduar mandatin e 11 dhe është i pakthyeshëm. Mandati i 12 është gjithmonë dhe më i konsoliduar. Targeti ynë ka qenë 10 në fillim, 11 pasi bëmë gjithë projeksionet dhe 12-ta do të ishte një dhuratë e bukur për gjithë punën e madhe të skuadrës socialiste këtu në Fier.”


17:00 | PS siguron fitoren në Kombinat, Gonxhja: Kemi rritje krahasuar me 2021

Partia Socialiste ka dalë fituese në zonën e Kombinatit në zgjedhjet e 11 majit, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me rezultatin e vitit 2021. Lajmin e konfirmoi drejtuesi politik i PS për këtë zonë, Blendi Gonxhja, i cili u shpreh se PS ka arritur të sigurojë 54.5% të votave, nga 53.5% që kishte në zgjedhjet e mëparshme.

“Rikonfimohet se njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda të gjitha njësive bashkiake me popullsinë më të madhe brenda vijës së verdhë. Sot është një moment i gëzuar për ne për të njohur fitoren e PS në Kombinat pasi nuk është një nga zonat më të lehta se ka pasur problematika lidhur me rindërtimin. Jemi edhe më mirë se në 2021, jemi 54.5 % këto zgjedhje krahasuar me  53.5% në 2021”, tha Gonxhja


15:45 | “Shqipëria Bëhet” lufton për mandatin e dytë, Lapaj: Nëse partitë e reja do bashkoheshin, do merrnim 13 mandate

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” po lufton për mandatin e dytë, që shpreson ta marrë atë përmes votave në qarkun e Fierit.

Në një intervistë për RTSH 24, Adriatik Lapaj u shpreh se gara është e ngushtë për këtë mandat mes koalicionit të tij dhe Partisë Socialiste, ku sipas tij po pret që diferencë ta bëjë vota e diasporës.

“Po luftojmë për të gjitha votat në  respekt të qytetarëve. Këtu në Fier po diskutohet për një mandat tjetër, mes nesh dhe PS dhe do të shohim deri në fund edhe me votën e diasporës. Jam i bindur që do e marrim këtë mandat por do presim deri në fund dhe do zbatojnë vullnetin e qytetarëve”, tha Lapaj.

Lapaj tha se nëse partitë e reja do të bashkoheshin, do të mund të merreni 13 mandatet, që do të bënin diferencën e parlament.


15:05 | Tensione në KZAZ 40, Shehaj përplaset me numëruesit, akuzon për manipulim votash

Tensione janë shënuar në qendrën e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, e vendosur në shkollën “Sami Frashëri”, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është përplasur me grupin e numëruesve.

Shehaj ka ngritur akuza për manipulim të votave në dëm të partisë së tij, duke pretenduar se disa fletë votimi po shpallen të pavlefshme në mënyrë të pajustifikuar. Sipas tij, edhe pse fletët janë të vulosura me dy vulat e komisionit të votimit, ato po refuzohen me arsyetimin se kanë “ngjyrë të zbehtë”.

“Këto janë përpjekje për të përvetësuar votat e Partisë Mundësia. Këto fletë janë të rregullta dhe po shpallen të pavlefshme pa asnjë arsye të vlefshme,” u shpreh Shehaj për mediat.

Ai bëri të ditur se për këtë çështje është lajmëruar KQZ si dhe misionin e ODIHR-it. Për shkak të tensioneve në ambientet e numërimit, ka ndërhyrë edhe policia për të garantuar mbarëvajtjen e procesit.


10:05 I Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Korçës, PS fituese me 54.33% të votave

Është mbyllur numërimi i votave edhe në qarkun e Korçës, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave. Sipas të dhënave të KQZ-së, PS ka marrë në total 57.213 vota, ose 54.33%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 36.405 vota, ose 34.57%.

4.520 vota ka marrë Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, përkthyer në 4.29%, ndërsa PSD ka marrë 2.518 vota, ose 2.39%.


10:00 I Mbyllet numërimi i votave në qarkun e Vlorës, PS fituese me 53%

Numërimi i fletëve të votimit u përmbyll në qarkun e Vlorës, ku rezultati përfundimtar për subjektet garuese në këtë qark flet se: PD arriti të marrë 24.094 vota, ose 26.66%, PS 53.083 vota, ose 58.73%, partia Mundësia mori 4526 vota, ose 5.01%, Shqipëria Bëhet 4857 ose 5.37%, Lëvizja Bashkë mori 990 vota, ose 1.1% dhe PSD 1385, ose 1.83 %. Vlora i dha Partisë Socialiste tetë mandate deputeti, ndërsa Partisë Demokratike katër mandate.


9:20 I Mbyllet numërimi i votave në qarqet Berat dhe Dibër, PS fituese me mbi 50% të votave. PD merr Lezhën

Është mbyllur numërimi i votave në Berat dhe Dibër, ku Partia Socialiste rezulton të ketë marrë shumicën e votave në të dy qarqet.

Në qarkun e Dibrës, PS ka marrë 32.146 vota. Ose 56.19%, ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë në total 21.790, ose 38.09%. Partia Socialdemokrate ka marrë në këtë qark 1.315 vota, ose 2.30%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 666 vota, ose 1.16%.

Edhe në qarkun e Beratit PS ka fituar me një diferencë të thellë, duke marrë 36.863 vota, ose 57.64%, ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë 19.486 vota, ose 30.47%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë në këtë qark 4.555 vota, ose 7.12%, ndërsa 1.359 vota, ose 2.12% ka marrë Partia Mundësia.

Në qarkun e Lezhës, koalicioni PD-ASHM rezulton fitues. Ky koalicion ka siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 27,585 vota ose 42.23% me një diferencë prej 1899 votash në favor të opozitës. Në bazë të këtyre rezultateve paraprake, Partia Demokratike arrin të sigurojë 4 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialiste merr 3 mandate në këtë qark. Megjithatë, mbetet ende për t’u përfunduar numërimi i votës së diasporës, e cila mund të ndikojë në shpërndarjen përfundimtare të mandateve. Sa i përket partive më të vogla, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3,614 vota ose 5.53%, ndërsa koalicioni “Euroatlantik” ka marrë 1,594 vota ose 2.44%, por asnjë prej këtyre subjekteve nuk ka arritur të sigurojë mandate në këtë fazë të numërimit. Zhvillimet e mëtejshme do të varen nga numërimi i votave të ardhura nga emigracioni, të cilat mbeten një faktor i rëndësishëm në përcaktimin e bilancit përfundimtar të mandateve në këtë qark i cili prodhon 7 të tillë.


7:31 I Numërohen 94% e votave, PS kryeson me 52.13%. PD-ASHM merr 34.45%

Vijon numërimi i votave në vend, teksa deri më tani janë numëruar 94% e Qendrave të Votimit. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me 52.13% të votave, duke dalë forcë fituese në shumicën e qarqeve, ndërsa PD-ASHM ka marrë në rang vendi 34.45% të votave. Forcë e tretë është PSD e cila ka marrë 3.47% të votave, ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 3.50%.


23:16 I Mbyllet votimi në Bashkinë Pogradec, PS fiton me diferencë ndaj koalicionit PD+AMSH

Në Bashkinë e Pogradecit, Qarku Korçë, ka përfunduar procesi i numërimit i të 106 qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 14178 vota ose 54.31 %, të votave. “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 8776 vota ose 33.62 % të tyre.


11: 05 I Mbyllet numërimi në Mirditë, PD+AMSH fiton me 50.29% të votive, PS 36.72%

Është mbyllur në bashkinë e Mirditës, të Qarku i Lezhës, procesi i numërimit në të 46 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, fitues nga numërimi i votave në këtë qark ka dalë “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” me 5 246 vota ose 50.29 %. Partia Socialiste ka marrë 3 831 vota ose 36.72 %. Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 647 vota ose 6,20%. Partia Socialdemokrate ka marrë 284 vota ose 2, 72%. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 221 vota ose 2.12 %.


21:50 I Mbyllet numërimi në Qarkun e Kukësit, PD-ASHM fituese me 52.95% të votave

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë shumicën e votave në Qarkun e Kukësit. Kjo parti ka siguruar 18934 vota ose 52.95%. Partia Socialiste ka marrë 10970 vota ose 30.68%. E treta renditet PSD me 5061 ose 14.15%.


21: 22 I Mbyllet numërimi në Shijak, PS fiton me 54,64 % të votave, PD+ AMSH merr 40,43% të votave

Në bashkinë Shijak, të qarkut Durrës ka përfunduar procesi i numërimit në të 54 qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, nga numërimi i votave në këtë qark kryeson Partia Socialiste me 1718 vota ose 54,64 %. “Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 5266 vota ose 40,43% të tyre. Partia “Mundësia” ka marrë 229 vota ose 1,76 % të votave. Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 185 vota ose 1,42%. Partia Socialdemokrate ka marrë 14 vota ose 0,11%. Lëvizja Bashkë ka marrë 115 vota ose 0,88% të votave.


21: 01 I Mbyllet votimi në Bashkinë Mat, PS fiton me 59,24% të votave, kundrejt Koalicionit PD- AMSH, me 36,78%

Edhe në bashkinë Mat, të qarkut Dibër, ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, në Mat ka përfunduar numërimi në të 47 qendrat e votimit, ku Partia Socialiste ka marrë 7496 vota ose 59,24%, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 4654 ose 36,78% të votave.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 146 vota ose 1,15%; koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 118 vota ose 0,93% të votave; Partia Mundësia ka marrë 93 vota ose 0,74%; Partia Socialdemokrate ka marrë 67 vota ose 0,53% të votave.


20: 45 I Mbyllet numërimi në Divjakë, PS fiton me diferencë ndaj PD

Është mbyllur numërimi i votave edhe në KZAZ nr. 57 në Divjakë. Sipas të dhënave zyrtare, në zgjedhjet në Divjakë e kishin të drejtën e votës 40179 zgjedhës nga të cilët votuan 16796, rreth 41.8% e votuesve në lista. Në përfundim të numërimit, rezultatet janë si më poshtë: PS ka marrë 10427 vota, ndjekur nga PD me 3882 vota, ‘Shqipëria Bëhet’ me 906 vota dhe partia Mundësia 102 vota.


20:20 | Përfundon numërimi i votave në Librazhd, PS fituese

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Librazhd të qarkut Elbasan me fitoren e Partisë Socialiste me 9253 vota ose 66.93%. Më pas renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë  Madhështore me 3374 vota ose 24.41%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 346 vota ose e përkthyer në përqindje 2.50%. Partia Mundësia ka marrë 288 vota ose 2.08%.


19:54 | Përfundon numërimi i votave në bashkinë e Rrogozhinës, PS fituese

Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave në bashkinë e Rrogozhinës. Teksa numërimi i votave ka përfunduar, PS ka marrë 4.864 vota, ose 52.89%, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka marrë 3.481 vota, ose 37.85%. Partia Socialdemokrate ka dalë forcë e tretë duke marrë 397 vota, ose 4.32%.


19:30 | Përfundon numërimi i votave në Cërrik, fiton PS

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Cërrik të qarkut Elbasan, ku fituese rezulton Partia Socialiste me 7021 vota ose 59.53%. Më pas renditet Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë  Madheshtore me 3463 vota ose 29.36%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 741 vota ose e përkthyer në përqindje 6.28%.


18:25 | Mbyllet numërimi në Bashkinë Belsh, PS fituese me 56.99% të votave.

Është mbyllur numërimi në bashkinë Belsh të qarkut të Elbasanit, ku Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave. PS ka marrë 4662 vota ose 56.99%. Koalicioni PD-ASHM ka siguruar 2722 vota ose 33.28%, e ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 254 vota ose 3.11%. Më pas renditet Partia Koalicioni Euroatlantik me 215 vota ose e përkthyer në përqindje 2.63%.


18:20 |Numërohen rreth 57% e votave në vend, PS ruan kryesimin me 52.69%

Vijon numërimi i votave në të gjithë qarqet në vend, teksa deri më tani janë numëruar 3016 qendra votimi, nga 5225 që janë në total. Sipas të dhënave të deritanishme, Partia Socialiste ruan kryesimin duke marrë 411.721 vota, ose 52.69%, ndërsa koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 265.726 vota, ose 34%. Forcë e tretë renditet Partia Socialdemokrate, e cila ka marrë 29.445 vota ose 3.77%, ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 27.070 vota, ose 3.46%.

17:51 | Mbyllet numërimi i votave në bashkinë Vau i Dejës, PSD fituese me 44.20% të votave

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë shumicën e votave në bashkinë Vau i Dejës, teksa u mbyll procesi i numërimit. Kjo parti ka marrë 5951 vota, ose 44.20%, ndjekur nga koalicioni PD-ASHM që ka marrë 4.698 vota, ose 34.89%. Partia Socialiste ka marrë 2.482 vota, ose 18.43%.


16:06 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Vlorës, PS kryeson dukshëm

Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 280 qendra votimi nga 449 që janë në total, teksa procesi vijon. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste kryeson dukshëm me 31.351 vota ose 57.85%. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 15.083 mijë vota, ose 27.83%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3.023 vota ose 5.58%, ndjekur nga Partia Mundësia me 2.393 vota, ose 4.42%.


16:01 | Vijon numërimi në qarkun e Tiranës, PS merr 48.63% të votave

Partia Socialiste kryeson në qarkun e Tiranës, teksa deri më tani janë numëruar 508 qendra votimi, nga 1.282 që janë në total. Sipas rezultateve paraprake, PS ka marrë 79.710 vota, ose 48.63%, ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë 56.600 vota, ose 34.53%. Partia Socialdemokrate ka marrë  5.755 vota ose 3.51%, ndjekur nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet që ka marrë 4.952 vota, ose 3.02%. Lëvizja Bashkë ka marrë deri më tani 4.508 vota, ose 2.75%.


15:35 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Shkodrës, kryeson Koalicioni PD-ASHM

Në qarkun e Shkodrës vijon numërimi, ku deri më tani janë numëruar 230 qendra votimi nga 405 që janë në total. Sipas rezultateve të deritanishme, Koalicioni PD-ASHM kryeson 21.732 ose 40.34% të votave. PS ka marrë 18.880 të votave ose 35.04%. Forca e tretë është partia Socialdemokrate e cila ka marrë 10.624 vota ose 19.72%.


15:20 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Lezhës, PS dhe PD-ASHM në garë të ngushtë

Vijon numërimi i votave në qarkun e Lezhës, ku deri më tani janë numëruar 93 qendra votimi, nga 245 që janë në total. Sipas rezultateve paraprake, dy partitë më të mëdha PS dhe PD-ASHM janë në garë të ngushtë. PS ka marrë 10.817 vota, ose 45.35%, ndërsa PD-ASHM ka marrë deri më tani 10.309 vota ose 43.22%. Forcë e tretë renditet deri më tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1.207 vota ose 5.06%.


14:57 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Kukësit, PD-ASHM kryeson me 51.72% të votave

Vijon numërimi i votave në qarkun e Kukësit, ku deri më tani numëruar 91 qendra votimi, nga 139 që janë në total. Sipas rezultateve paraprake, Koalicioni PD-ASHM kryeson me 12.741 vota, ose 51.72%, ndërsa PS ka marrë deri më tani 7.777 vota ose 31.57%. Partia Socialdemokrate ka marrë në këtë qark 3.592 vota ose 14.58%.


14:52 | Vijon numërimi në Korçë, PS merr 54.69% të votave

Në qarkun e Korçës, ku është numëruar deri më tani pak më shumëse gjysma e qendrave të votimit, PS ruan një epërsi të dukshme duke marrë 29.611 vota, ose 54.69%. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 18.967 vota ose 35.03% të votave. Forcë e tretë renditet deri më tani Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet me 2.058 vota, ose 3.80%, ndjekur nga PSD me 1.333 vota, ose 2.46%.


14:46 | Vijon numërimi i votave në Gjirokastër, PS merr 64.41% të votave

Në qarkun e Gjirokastrës, ku kanë mbetur për t’u numëruar edhe votat në 65 qendra votimi, PS kryeson me 16.942, ose 64.41% të votave. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 7.251 vota, ose 25.57% të votave, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 836 vota, ose 3.18%.


14:44 | Përfundon procesi i numërimit në Cërrik, PS fiton me 59.53 %. PD-ASHM merr vetëm 29.36%

Procesi i numërimit ka përfunduar në Cërrik ku Partia Socialiste ka arritur të fitojë bindshëm duke grumbulluar 7021 vota, ku diferenca është e madhe kundrejt kundërshtarëve.

Më pas vjen Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 3433 vota, me më shumë se 3500 vota diferencë, e përkthyer në përqindje në 29.36 %.

Forcë e tretë në bashkinë e Cërrikut është konfirmuar Nisma Shqipëria Bëhet me 724.


14:35 | Vijon numërimi i votave në Fier, PS kryeson bindshëm me 63.01% të votave

Në Fier vazhdon numërimi i votave, ku deri më tani ka përfunduar në 201 qendra votimi, nga 587 që janë në total. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga PQZ, PS kryeson bindshëm edhe në këtë qark, duke marrë 33.554 vota, ose 63.01%. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 13.461 vota, ose 25.28%. Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka marrë deri më tani në këtë qark  2.262 vota, ose 4.25%, ndërsa Partia Mundësia ka marrë 1.345 vota, ose 2.53%.


14:32 | Vijon numërimi në qarkun e Elbasanit, PS kryeson bindshëm me 61.28% të votave

Në qarkun e Elbasanit, ku janë numëruar deri më tani pak më shumë se gjysma e qendrave të votimit, 278 nga 508 në total, sërish Partia Socialiste rezulton me numrin më të lartë të votave. Sipas rezultateve paraprake, PS ka marrë 43.283, ose 61.28%. Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 20.430 vota, ose 28.93%. Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 2.408 vota, ose 3.41%, ndjekur nga Partia Mundësia që ka marrë 1.417 vota, ose 2.01%.  


14:21 | Vijon numërimi në qarkun e Durrësit, PS kryeson me 52.67% të votave

Në qarkun e Durrësit janë numëruar deri më tani votat e 181 qendrave të votimit, nga 493 që janë në total, ku sipas rezultateve paraprake PS kryeson. Sipas KQZ, PS ka marrë deri më tani 27473 vota, ose 52.67%, ndjekur nga PD-ASHM me 20507, ose 39.32%. Partia Mundësia ka marrë 1320 vota, ose 2.53%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 1227 vota, ose 2.35%.


14:12 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Dibrës, PS merr 58.16% të votave

Në qarkun e Dibrës vijon ende numërimi, ku deri më tani janë numëruar votat në 89 qendra votimi, nga 222 që janë në total. Sipas rezultatit paraprak të publikuar nga KQZ, rezulton se PS ka epërsi duke marrë 13847 vota, ose 58.16%, ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë deri më tani 8873 vota, ose 37.27%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 294 vota në këtë qark deri më tani, ose 1.23%, ndërsa PSD ka siguruar 268 vota, ose 1.13%.


14:06 | Vijon numërimi i votave në qarkun e Beratit, PS kryeson me 59.23% të votave. PD merr 29.98%

Vijon numërimi i votave në qarkun e Beratit, ku deri më tani janë numëruar votat në 143 qendra votimi, nga 275 në total. Sipas rezultatit paraprak, PS ka marrë 20207 vota, ose 59.23%, ndërsa Koalicioni PD-ASHM ka marrë 10229 vota, përkthyer në përqindje 29.98%. Koalicioni Nisma Shqipëria bëhet ka marrë 2244 vota në këtë qark, ose 6.58%


13:48 | Mbyllet numërimi i votave për subjektet politike në Devoll, PS merr 50.50% të votave

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Devollit, ku Partia Socialiste ka mundur të marrë shumicën me 7082 vota ose 50.50%, ndjekur nga Koalicioni PD-ASHM që ka marrë 5870 vota, ose 41.85%. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 361 vota ose 2.57%, ndërsa PSD ka marrë 324 vota, përkthyer në përqindje 2.31%.


13:14 | Përfundon numërimi i votave për subjektet politike në Skrapar, PS fituese me 66.46%

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike në Bashkinë e Skraparit, ku Partia Socialiste rezulton fituese me 3614, ose 66.46%. Koalicioni PD-ASHM ka marrë 1588, ose 29.20%, ndërsa forcë e tretë renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.


12:55 | Mbyllet numërimi në Bashkinë e Poliçanit, PS fituese me 67.33% të votave

Mbyllet numërimi në Bashkinë e Poliçanit për subjektet, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë, duke marrë 3127 vota ose 67.33%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 981vota ose 21.12%. Forcë e tretë është Koalicioni Shqipëria bëhet që ka marrë 372 vota ose 8.1%.

Ndërkohë, në orën 16:00 pritet të nisë numërimi për kandidatët.


11:53 | KQZ nxjerr rezultatin e Vorës ku u votua elektronikisht, fiton PS me 57.09%, PD-ASHM merr 33.93%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet e numërimit të bashkisë së Vorës pjesë e qarkut të Tiranës në të cilën u aplikua numërimi elektronik. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Socialiste rezulton fituese me 8082 vota të cilat përbëjnë 57.09 %. Nga ana tjetër, Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 4803 që përbëjnë 33.93 %.

Në vend të tretë renditet PSD me 330 vota, ndërsa në vend të katërt Partia Mundësia me 313 vota.

Megjithëse pritej që rezultati për bashkinë e Vorës pritej të dilte menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit duke qenë se u aplikua votimi elektronik  KQZ vendosi mospublikimin e tij pas një kërkese të bërë nga Partia Demokratike, gjë e cila u shty për t’u publikuar mesditën e sotme.


11:50 | Përfundon numërimi në njësinë nr. 10 në Tiranë, fiton PS me 49%, PD-ASHM merr vetëm 32.3

Partia Socialiste ka fituar në njësinë numër 10 në Tiranë, duke marrë 49 përqind të votave, e ndjekur nga PD-ASHM me 32.3 përqind të votave.

Partia Mundësia është e treta me 6.4 përqind. Lëvizja Bashkë ka marrë 3.7 përqind të votave, ndërsa koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka arritur të marrë 2.9 përqind.


10:45 | Përfundon numërimi në Himarë, fiton PS-ja me 51.26 %, PD-ASHM merr vetëm 38.01 %

Në Himarë ka përfunduar procesi i numërimit në Himarë ku Partia Socialiste ka marrë 3196 vota, të cilat përbëjnë 51.26%. Më pas vjen koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë 2370 vota, të cilat përbëjnë 38.01 %. Ndërsa koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” 358 vota ose 5.74% të votave. Më pas Lëvizja Bashkë ka marrë 58 vota, Lëvizja Atdheu 7 vota, Partia Koalicioni Euroatlantik 10 vota, Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 20 vota, Partia Aleanca Demokracia e Re 8 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim 21 vota.


10:45 | Përfunon numërimi në Tepelenë, fiton PS-ja me 68.15 %, PD-ASHM merr vetëm 21.27 %

Në Tepelenë që është pjesë e qarkut të Gjirokastrës ka përfunduar procesi i numërimit, ku Partia Socialiste ka fituar me 68.15 për qind, të cilat përbëjnë 3214 të votave në total. Më pas vjen Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore e cila ka marrë 1003 vota, të cilat përbëjnë vetëm 21.27 për qind. Pas tyre vijnë koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 149 vota, partia ‘Mundësia’ 84 vota dhe PSD me 130 vota.


10:44 | PS kryeson qarkun e Elbasanit me 61.22%, PD-ASHM ka siguruar vetëm 29.04%

Qarku Elbasan vijon procesin e numërimit, me përjashtim të Belshit, Librazhdit, KZAZ 49 ( bashkia Elbasan). Në rang qarku janë numëruar 186 kuti nga 508 që janë gjithsej.

  • Partia Socialiste – 61.22%
  • Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore – 29.04%
  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 3.20%
  • Partia Mundësia – 2.09%
  • Koalicioni Euroatlantik – 1.92%

09:55 | PS kryeson qarkun e Fierit me 63.39%, PD-ASHM ka siguruar vetëm 25.13%

Teksa vijon procesi i numërimit, në qarkun e Fierit deri më tani  janë numëruar 157 nga 587 kuti të cilat kanë prodhuar rezultatet e caktuara.

Kështu sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë udhëheq me 25836 vota, të cilat përbëjnë 63.39%. Më pas vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) e cila ka siguruar 10.244, të cilat përbëjnë 25.13%.

Ndërkaq, forcë e tretë renditet deri tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 1.691 vota (4.15%).


09:45 | Numërimi në Himarë drejt fundit, kryebashkiaku Tavo: Rezultati përtej pritshmërive

Edhe pse me ngadalësi si proces, grupet në Himarë ia dolën të hënën që të çojnë drejt fundit numërimin e votave për subjektet politike, duke lënë pas vetëm një kuti nga Vranishti deri në orën e raportimit, në 9:45. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili e ndoqi nga afër procesin, deklaroi për RTSH se grupet e numërimit do të kalojnë më tej te votat për kandidatët për deputetë. “Janë të lodhur edhe komisionerët e KZAZ-së, por edhe numëruesit, kështu që është rënë dakord me konsensus që të ketë disa orë pushim për të rifilluar me numërimin e fletëve të votimit për kandidatët,” u shpreh z. Tavo.

Për sa i përket rezultatit, kur janë numëruar 35 nga 35 qendra votimi gjithsej, në Himarë udhëheq Partia Socialiste me 50,45% të votave, ndjekur nga koalicioni PD–ASHM me 39,05% dhe koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet në vendin e tretë, me 5,49%.

09:10 | Përfundon procesi i numërimit në Kolonjë, fiton PS-ja me 64.38%. PD-ASHM merr vetëm 28.70%

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ-në e Bashkisë së Kolonjës, ku ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 64.38%, duke arritur të marrë 3 733 vota në total. Në vendin e dytë vjen Partia Demokratike, me 28.70%, që përbëjnë 1 664 vota në total. Nga partitë e tjera, vetëm koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet” ka arritur të marrë më shumë se 100 vota.


08:49 | Qarku Gjirokastër, PS kryeson bindshëm me 64.07%, PD-ASHM vjen e dyta me 28.18%

Deri më tani në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 113 nga 198 QV ku sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) kryeson me 13.238 vota, të cilat përbëjnë 64.07% të totalit.

Më pas vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 6081, të cilat përbëjnë 28.18%.  Partitë e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël, ku spikat Nisma-SHBA me 675 vota të cilat përbëjnë 3.13%, Partia Mundësia me 299 vota (3.13%), dhe Lëvizjen Bashkë me 208 vota (0.96%).


08:47 | Edhe 10 kuti në Himarë, gazetarja: Vështirësi për të identifikuar kush ka votuar

Në Himarë raportohen edhe 10 kuti për t’u numëruar. Procesi është i ngadaltë, informoi gazetarja e RTSH, Brikena Kuka, sepse numëruesit e kanë të vështirë për të identifikuar se kush ka votuar për pjesën e kandidatëve, pra ku është vënë shenja.


08:24 | PS kryeson në Lezhë, kandidati Paci: Po na ecën mbarë “matematika”, marrim edhe mandatin e katërt

Partia Socialiste ka rimarrë epërsinë ndaj rivalëve demokratë (43.85%) në Lezhë, duke siguruar 44,25% të votave të numëruara, kur janë përpunuar gati një e treta e qendrave të votimit. Ermal Paci, kandidati i PS-së në Lezhë, deklaroi për RTSH se klima e zgjedhjeve të këtij viti ka qenë e mirë dhe puna e tyre me komunitetin ka pasur rezultat. Ndërsa shumica e njësive mbeten për t’u numëruar, z. Paci tha se numërimi është ngadalësuar për arsye procedurale, jo prej numëruesve.

“Në KZAZ 12 dhe KZAZ 13 kemi mbaruar thuajse 6 njësi. Kemi edhe 5 njësi të tjera, si qytetin e Lezhës, më i madhi, që ende nuk ka filluar. Sipas diskutimeve që sapo bëmë dhe me njoftimin e KZAZ-së, presim që numërimi të rifillojë në orën 13:00. Numërimi ka ecur pak avash, jo për fajin e numëruesve, por se fleta ka qenë pak si çarçaf. Edhe procedurat e zarfeve kanë marrë kohë më shumë se herët e tjera,” u shpreh z. Paci.

08:15 | Qarku Shkodër, kryeson koalicioni PD-ASHM me 41.11%, PS vjen e dyta me 34.93%. Nisma-SHB, e treta

Në qarkun e Shkodrës koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM kryeson deri më tani, me 41.11%, e përkthyer në vota 11027. Më pas vjen Partia Socialiste me 34.93% ose 9369 vota. Forcë e tretë renditet Nisma-SHB me 1.44 për qind ose 386 vota të marra deri në këtë orë.  


07:45 | Qarku Tiranë-PS udhëheq me 47.80%, koalicioni PD-ASHM merr mbi 35.13%- Forcë e tretë, ‘Mundësia’ me 4.92%

Teksa vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 253 kuti nga 1282 që janë në total. Sipas të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 36511 vota ose 47.83%.

Pas Partisë Socialiste vjen koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM), që  ka siguruar ka siguruar 28233, që përbëjnë 35.13%.

Forcë e tretë, sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve renditet Partia Mundësia, e cila ka grumbulluar deri më tani 4033 vota, që përfaqësojnë 4.92% të totalit të votave të marra deri tani.


6:53 | PS drejt mandatit të katërt, PD ruan ende 3 qarqe, PSD forcë e tretë

Partia Socialiste duket se po shkon drejt marrjes së mandatit të katërt, ku vijon të ruajë epërsinë e votave gjatë numërimit në rang vendi. Nga 1235 qendra votimi të numëruara nga 5.225 në total, PS ka marrë 163.666 vota ose 53.02%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 105.219 vota ose 34.09%.

Në vend të tretë si forcë politike renditet PSD me 11.707 vota ose 3.79%. Ajo që vihet re është se partitë e reja “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt dhe partia Mundësia e Agron Shehaj kanë marrë gjithashtu një përqindje të konsiderueshme, konkretisht NISMA-SHB ka marrë 10.673 vota ose 3.46% dhe Mundësia ka marrë 8.047 vota ose 2.61%.


05:43 | PS në epërsi, kryeson në shumicën e qarqeve. PD mban Veriun

Nga numërimi i 877 qendrave të votimit nga 5,225 në total në rang vendi, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.49% ose 113,553 vota, e ndjekur nga koalicioni PD-ASHM me 33.62% ose 71,367 vota, duke reflektuar një diferencë të ndjeshme prej rreth 20%.

Ndërkohë, partitë e tjera si PSD kanë marrë 8227 vota (3.88%), Nisma-SHB 7578 vota (3.57%), dhe Mundësia 5389 vota (2.54%).

Teksa PS ka dalë deri më tani forcë e parë në shumicën e qarqeve të vendit,  PD-ASHM ruan epërsinë vetëm në tre qarqe veriore: Shkodër, Kukës dhe Lezhë, bastione tradicionale të së djathtës.

Procesi i numërimit po vijon ende në të gjithë vendin, ku mbeten ende shumë kuti për t’u numëruar.


04:40 | Numërimi i votave – PD kryeson ndjeshëm në tre qarqe në veri të vendit

Ndërsa kanë kaluar disa orë nga nisja e numërimit të votave në 12 qarqet e vendit, ku kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur ligjvënësit e rinj 42.16% e qytetarëve në vend, Partia Demokratike ka kryesuar ndjeshëm në tre qarqe, ndaj forcës më të madhe politike në vend, Partisë Socialiste.

Partia Demokratike ka mundur të sigurojë në Qarkun e Shkodrës 3194 vota nga numërimi i 38 Qendrave të Votimit, nga 405 QV që ka ky qark, ndërsa Partia Socialiste ka marrë 2805 vota.

Në Qarkun e Kukësit, aty ku janë numëruar 33 Qendra Votimit nga 139 që janë në total, Partinë Demokratike e kanë votuar 4452 qytetarë, ndërsa votën kundrejt PS e kanë dhënë vetëm 2616 persona.

Qarku i tretë në të cilën Partia Demokratike dominon ndjeshëm ndaj socialistëve, është qarku i Lezhës, ku janë numëruar 30 Qendra Votimi nga 245 në total, e prej ku demokratët kanë mundur të sigurojnë 3366 vota, duke kryesuar me 279 vota ndaj Partisë Socialiste e cila ka marrë 3087 vota.


04:12 | Mbyllet numërimi për KZAZ 77 Përmet, PS merr rreth 3-fishin e votave më shumë se PD

Procesi i numërimit të votave është mbyllur për KZAZ-në 77 në Përmet, ku fituese me më shumë vota ka dalë Partia Socialiste.

Konkretisht PS ka marrë 1148 vota në total në këtë KZAZ, ndërsa PD ka marrë vetëm 408 vota. Diferenca e votave të PS-së në këtë KZAZ është rreth 3-fish me e madhe se PD, megjithatë procesi i numërimit vijon ende për qendrat dhe zonat e tjera.


03:20 | PS kryeson në rang vendi me 54.30% të votave, PD me 33.76%

Në 334 qendrat e votimit të numëruara deri më tani, rezulton se PS kryeson në shumicën e qarqeve në vend dhe kryeson me 54.30% të votave. Më pas renditet koalicioni opozitar PD-ASHM me 33.76% të votave.


02:09 | Numërimi në qarkun Berat, PS kryeson bindshëm

Qarku i Beratit prodhon 7 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 39.55%.

Procesi i numërimit të votave në qarkun Berat po vazhdon, dhe deri në këtë moment janë numëruar 84 nga 275 Qendrat e Votimit. Të dhënat paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm të Partisë Socialiste.

Partia Socialiste (PS) ka marrë 11518 vota ose 58.57%

PD-ASHM renditet e dyta me 6050 vota ose 30.76%.

Koalicioni Nisma Shqipëri Bëhet ka grumbulluar 1238 vota, që përfaqësojnë 6.29%.


02:05 | Numërimi në qarkun Fier, PS ruan epërsinë

Qarku i Fierit prodhon 16 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 42.02%.

Në qarkun Fier, deri më tani janë numëruar 116 nga 587 Qendra Votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të ndjeshëm për Partinë Socialiste.

Partia Socialiste (PS) ka marrë 19267 vota, që përbëjnë 63.34%

PD-ASHM ka siguruar 7703 vota ose 25.32%.

NISMA-SHB ka marrë 1302 vota ose 4.28%.

Mundësia ka marrë 791 vota ose 2.60%.


02:00 | Numërimi i votave në qarkun e Vlorës, kryeson PS

Qarku i Vlorës prodhon 12 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 31.47%.

Në qarkun Vlorë janë numëruar 144 nga 449 Qendra Votimi, dhe Partia Socialiste vijon të kryesojë me diferencë ndaj opozitës.

Partia Socialiste  – 16308 vota (58.29%)

PD-ASHM – 7825 vota (27.97%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 1620 vota (5.79%)

Mundësia – 1114 vota (3.98%)

01:54 | Numërimi në qarkun e Durrësit, kryeson PS

Qarku i Durrësit prodhon 14 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 40.53%.

Në qarkun Durrës, janë numëruar deri tani 69 nga 493 Qendra Votimi, dhe rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të vogël të PS ndaj PD-ASHM

Partia Socialiste (PS) – 10187 vota (52.93%)

PD-ASHM – 7649 vota (39.74%)

Mundësia – 429 vota (2.23%)

NISMA-SHB – 429 vota (2.23%)


01: 12| Numërimi në qarkun e Lezhës, PD-ASHM kryeson ndaj PS

Qarku i Lezhës prodhon 7 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 41.40%.

Në këtë qark janë numëruar 56 Qendra Votimi nga 245 në total, ku koalicioni PD-ASHM kryeson ndaj Partisë Socialiste.

PS- 6303 vota ose 44.43%

PD-ASHM 6202 vota ose 43.72%

NISMA-SHBA 810 ose 5.71%

PSD  – 446 vota ose 3.14%


01:09 | Numërimi në qarkun e Dibrës, kryeson PS

Qarku i Dibrës prodhon 5 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 50.10%.

46 Qendra Votimi janë numëruar në këtë qark nga 222 që janë në total.

PS- 7139 vota ose 59.15%

PD-ASHM 4450 vota ose 36.87%

NISMA-SHB 121 vota ose 1%


01:06 | Numërimi në qarkun Shkodër, PD-ASHM në avantazh

Qarku i Shkodrës prodhon 11  mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 36.78%.

Nga numërimi i 76 Qendrave të Votimit nga 405 që janë në total, Partia Demokratike është në avantazh ndaj Partisë Socialiste.

PS- 6043 vota ose 34.76%

PD-ASHM 6958 vota ose 40.03%

PSD- 3604 vota ose 20.73%


01:04| Numërimi në qarkun e Tiranës, PS mbi 18% më shumë vota se PD

Qarku i Tiranës prodhon 37 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 48.73%.

Deri tani janë numëruar 194 nga 1,282 Qendra Votimi, dhe sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste (PS) mban avantazhin me një përqindje të lartë votash.

PS – 27689  vota, 49.19%

PD-ASHM – 19287 vota, 34.27%

Partia Mundësia – 2768 vota, 4.92%

Lëvizja Bashkë – 1624 vota, 2.89%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 1776 vota, 3.16%


00:30 | Numërimi në qarkun e Gjirokastrës, kryeson PS

Qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 39.23%.

Janë numëruar 97 Qendra Votimi nga 198 që janë në total, ku PS është kryesuese në këtë qark.

PS- 11963 vota ose 63.72%

PD-ASHM 5353 vota ose 28.51%

NISMA-SHB – 590 vota ose 3.14%


23:57 | Numërimi në qarkun e Elbasanit, PS kryeson ndjeshëm

Qarku i Elbasanit prodhon 14 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 42.13%.

Nga numërimi i 90 Qendrave të Votimit nga 508 që janë në total, PS ka kryesuar ndjeshëm ndaj partive të tjera.

PS – 13704 vota ose 60.55%

PD-ASHM  – 6540 vota ose 28.90% 

NISMA-SHB – 789 vota ose 3.49%

Mundësia – 489 vota ose 2.16%         


23:11 | Numërimi i votave në Kukës, PD kryeson ndjeshëm ndaj PS

Qarku i Kukësit prodhon 3 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 46.15%.

51 Qendra Votimi janë numëruar nga 139 në total, ku Partia Demokratike kryeson ndjeshëm ndaj PS-së.

PS- 3963 vota ose 30.36%

PD-ASHM 6875 vota ose 52.66%

Partia Socialdemokrate- 1976 vota ose 15.14%


20:57 | Qarku i Korçës, PS në avantazh me 21.97% të votave ndaj PD

Qarku i Korçës prodhon 10 mandate, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 majit ishte 40.99%.

Në këtë qark janë numëruar 131 Qendra Votimi nga 422 në total, ku sikurse shihet në shifrat më poshtë, referuar KQZ-së, PS kryeson me përqindje të lartë votash.

 PS- 18108 vota ose 55.36%

PD-ASHM 11186 vota ose 34.20%

PSD- 906 vota ose 2.77%

NISMA-SHB – 1193 vota ose 3.65%

Mundësia – 668 vota ose 2.04%

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme