Njoftim për shortin e fushatës së zgjedhjeve parlamentare 2025

Zgjedhje 2025 | 2 vite më parë

Radio Televizioni Shqiptar njofton se në bazë të vendimit nr. 399 të datës 4 prill 2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të hidhet shorti për caktimin e kohës së transmetimit në radio-televizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për kuvend të datës 11 maj 2025.

Partitë politike parlamentare, që do të marrin pjesë në këtë short, janë:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë
  • Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  • Partia Socialdemokrate

Partitë politike joparlamentare:

  • Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
  • Koalicioni Djathtas për Zhvillim
  • Partia Lëvizja Bashkë
  • Partia Koalicioni Euroatlantik
  • Partia Mundësia
  • Partia Aleanca Demokracia e Re
  • Lëvizja Atdheu
  • Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Shorti do të hidhet, ditën e enjte, datë 10 prill 2025, ora 13:00 pranë ambienteve të RTSH.

Ftojmë të gjitha subjektet politike të lartpërmendura të dërgojnë përfaqësuesit e tyre.

SHQIPËRIA ZGJEDH 2025

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme