Nju Jork, Ish-sulmuesi i Arsenal i shpëton për mrekulli sulmit

Kamerat e sigurisë në një rrugë të Nju Jorkut kanë filmuar një sulm me thikë të ndodhur pak ditë më parë ku protagonist është Niklas Bendtner. Pamjet tregojnë danezin pranë lagjes Manhatan duke ecur në shoqërinë e avokatit të tij.
Më pas shikohet edhe një djalë me mjekër, i cili sulmon fanezin me një thikë dhe largohet me vrap.

“Për fat të keq unë jam personi në video. Nuk mund të jap asnjë koment nëse unë isha objektivi i atentatorit”, tha Nicklas Bendtner në një prononcim për bt.dk.

Policisë së Manhatanit iu desh pak kohë për të zbradhur ngjarjen. Sipas zëdhënësit të Policisë mësohet se atentatori ishte Joshua Zinberg. Ai u identifikua nga nëna e tij, e cila pranoi se 25-vjeçari vuan nga problemet mendore. Ndërsa Policia ka bërë me dije se i riu ka edhe një listë të gjatë precedentësh kriminalë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




