Norvegjia e pamëshirshme, Italia shembet dhe mendon për play off-in

Botërori 2026 | 12 muaj më parë

Italia u mund me rezultatin 4-1 nga Norvegjia në ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, duke përfunduar e dyta në grup dhe, siç pritej, do të detyrohet të luajë në play off për një vend në fazën finale.

Të kaltërit zhbllokuan sfidën në San Siro me një veprim të bukur nga Pio Esposito në minutën e 11-të, pastaj humbën disa mundësi për të dyfishuar epërsinë në pjesën e parë, pastaj u rrëzuan në pjesën e dytë përballë djemëve të Solbakken.

Nusa barazoi, Haaland solli epërsinë me dy gola në harkun kohor të dy minutave që konfirmuan dominimin e Norvegjisë në grup. Larsen, i cili sapo kishte hyrë në fushë, shënoi të katërtin në minutat e fundit, duke e rritur më tej diferencën. Tani pritet vetëm shorti i së enjtes, i cili do të zbulojë kundërshtarin e Italisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme