Opozita vijon bllokimin e foltores, ndërpritet sërish seanca. Peleshi: Nuk është arenë gladiatorësh, tërheq vëmendjen për shkelje të rregullores

Politikë | 5 muaj më parë

Pas një ndërprerje prej 5 minutash, Kuvendi ka rinisur seancën plenare sërish me tensione e përplasje.

Deputetët e opozitës nuk kanë pranuar lirimin e foltores së Kuvendit duke bllokuar kështu nisjen e interpelancës me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kryeparlamentari Niko Peleshi i ka tërhequr vëmendjen demokratit Flamur Noka për shkeljen e rregullores së Kuvendit, duke i thënë se seanca nuk është arenë gladiatorësh. Pas këtij momenti tensioni, Peleshi ndërpreu punimet e seancës për 15 minuta.

“Kush jeni ju që bllokoni foltoren. Z.Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh. Të tërheq vëmendjen. Gishtin mos ma trego mua. 15 minuta pushim”, deklaroi Peleshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme