“Ortodoks çam” dhe shtetësia greke, Berisha sulmon Vengun, Bido: Kërko ndjesë për Çamërinë

Politikë | 11 muaj më parë

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të forta, ku protagonistë kanë qenë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha pretendoi se në kohën kur Ardit Bido drejtonte Arkivin e Shtetit, kishte shkruar se Vengu është “ortodoks çam”. Berisha vijoi akuzat duke u ndalur te origjina dhe shtetësia e ministrit.

“Ai është zagoriot. Ka marrë shtetësi greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë,”, deklaroi Berisha.

Përmendja e emrit të tij ka sjellë reagimin e deputetit Ardit Bido. Në një replikë të ashpër, ai jo vetëm që iu përgjigj akuzës për terminologjinë, por e lidhi humbjen e votave të PD-së nga diaspora në Greqi me kandidatët e mbështetur nga opozita.

Bido debatoi ndaj Berishës edhe për mbështetjen ndaj personave të akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve shqiptarë (referencë për ngjarjet e Peshkëpisë dhe figurat e lidhura me to), si dhe për qëndrimet ndaj çështjes çame.

“Doktor, kur përmend dikë si çam ortodoks mund ta kesh problem. Por sot duhet ti shërbejmë Shqipërisë apo shtetësisë së dytë dhe të tretë që kemi. Humbët votën e emigrantëve sidomos në Greqi, Në këtë rast ju keni patur humbjen më të tmerrshme të emigrantëve, sidomos atyre në Greqi, pasi vendosët të shkonit atje, të flisnit nën flamurin grek me himnin grek dhe me një person që shteti grek e ka akuzuar si të ishte pjesë e organizatës MAVI që ka vrarë 2 ushtarë shqiptarë. Të shoh në sy dhe të sfidoj për ligj e për kanun, për atdhe e flamur: çohu dhe kërko ndjesë ndaj shqiptarëve veçanërisht të Çamërisë,”, tha Bido.

Deputeti socialist akuzoi Berishën se përmes përzgjedhjeve të tij personale kandidatëve apo aleatëve, komuniteti çam u etiketua padrejtësisht si bashkëpunëtor i nazizmit.

“Keni sjellë për 3 mandate rresht njerëz me patericë që s’kanë asnjë votë. Keni mbështetur njerëz që cënojnë integritetin territorial të këtij vendi,”, përfundoi Bido.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme