Pagesat elektronike, Rama: Hap për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit ekonomik

Është çelur sot Programi për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike. I pranishëm në ceremoni, kryeministri Edi Rama e cilësoi atë si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë së vendit.
Sipas kreut të qeverisë, dixhitalizimi i pagesave do të sjellë më pak kosto dhe një ekonomi më të fortë. Ky program u hap në bashkëpunim me Mastercard Europe, ndërsa Rama shtoi se qëllimi ështëqë kalimi drejt pagesave elektronike të behet gradualisht, ku do të ndërmerret edhe një fushatë ndërgjegjësimi për tregtarët dhe qytetarët.
“Këtë proces ta bëjmë butë dhe me Mastercard, diskutimi që kemi bërë ka qenë që të mos hymë në një fazë të re të sjelljes së qytetarëve me biznesin dhe biznesit me qytetarët me imponim dhe masa shtrënguese, por të hymë fillimisht me një ftesë për bashkëpunim që Mastercard e finalizon me këtë program duke shpërndarë 4750 terminale pagese falas në mënyrë që hotelet, restorantet, markete dhe taksitë të mund t’i aksesojnë pa qenë nevoja të dalin t’i paguajnë në treg. Mastercard ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre që nuk paguajnë asnjë komision deri në një prag vjetor të caktuar, mbi pragun fillon komisioni. Është pozitive që nga studimi i bërë nga Mastercard janë mbi 50% operatorët e biznesit që e konsiderojnë pozitive për të filluar transaksionet ën botën e sotme jo akoma në epokën e gurit. Sot është një ditë shumë e mirë për ne, shumë e mirë për tregun dhe për bankat”, tha Rama.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




