Pallati i Kulturës në Vlorë i nënshtrohet rikonstruksionit

Kulturë | 2 vite më parë

Pallati i Kulturës në Vlorë po i nënshtrohet një transformimi të rëndësishëm, me fokus të veçantë në rikonstruksionin e Galerisë së Arteve, e cila tashmë po quhet “Shtëpia e Piktorëve”. Projekti, i cili nisi si ide dhe procedurë në vitin 2024, është tashmë në zbatim dhe pritet të përfundojë brenda tre muajve.

Galeria, e vendosur në një sallë prej 92 m², ka qenë një qendër e rëndësishme për ekspozimin e punimeve të artistëve vlonjat dhe më gjerë. Me përmirësimet e reja, ajo do të ofrojë kushte moderne dhe dinjitoze për të gjitha aktivitetet artistike dhe kulturore.

Në katin e dytë, një hapësirë prej 151 m² po transformohet në një sallë multifunksionale, e cila do të shërbejë për mbledhje, aktivitete rinore dhe ekspozita. Risi e këtij projekti është instalimi i një ashensori panoramik, duke siguruar akses të plotë për personat me aftësi të kufizuara.

Kryetari i Bashkisë, gjatë inspektimit të punimeve, theksoi rëndësinë e këtij investimi për promovimin e vlerave artistike të qytetit dhe premtoi përfundimin e projektit pa vonesa. Ai gjithashtu bëri një kërkesë publike për krijimin e një lulishteje përpara Galerisë, si pjesë përfundimtare e transformimit të kësaj zone kulturore.

Ky projekt pritet të jetë një hap i rëndësishëm për forcimin e identitetit kulturor të qytetit dhe një dhuratë e merituar për artistët dhe komunitetin e Vlorës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme