Panairi Klik Ekspo Group në ditë e dytë të punimeve, në foks energjia, turizmi dhe infrastruktura
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në vend, në ditën e dytë të punimeve vijon të ketë një fluks të lartë të interesit të qytetarëve dhe paneleve të diskutimit lidhur me ekspertë të fushës dhe sipërmarrës të rëndësishëm.
Panairi Klik Ekspo Group, në edicionin e tij të 31-të, është nën moton “Shqipëria 2030”, duke vënë në qendër vizionin për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e sektorëve kryesorë të ekonomisë, si turizmi, energjia dhe infrastruktura, ku ditën e sotme, 6 nëntor, do të ketë tre panele diskutimi të fokusuara në këto tre skeletorë kyç për ekonominë.
Në këtë edicion, Radio Televizioni Shqiptar, partnerit mediatik, është i pranishëm me një stendë të saj në këtë panair, për të mirëpritur vizitorët e interesuar mbi risitë, formatet dhe zhvillimet më të fundit të transmetuesit publik.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, në RTSH gazetari Omer Saraçi raportoi nga stenda e RTSH-së, duke theksuar interesin e lartë të qytetarëve dhe bizneseve që po vizitojnë panairin.
“Puna ka nisur vrullshëm për të prezantuar takimet mes bizneseve. Ky është edicioni i 31-të i panairit, i cili synon të krijojë ura bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të vendit,” u shpreh Saraçi.
Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen edhe panele tematike me pjesëmarrjen e ekspertëve të ekonomisë, sipërmarrësve dhe përfaqësuesve të institucioneve, që do të diskutojnë mbi sfidat dhe mundësitë e sektorëve kyç.
Sot programi parashikon tre panele të rëndësishme “Energjia – udhërrëfyesi për Shqipërinë dhe tranzicioni drejt burimeve të rinovueshme”, “Turizmi dhe perspektivat e tij në të ardhmen”, dhe “Projektet e mega-infrastrukturës: Shqipëria, porta e lidhjes me integrimin global”.
Në këtë edicion marrin pjesë rreth 250 biznese dhe sipërmarrje, jo vetëm nga Shqipëria dhe rajoni, por edhe nga vende të tjera të Evropës dhe më gjerë, që kanë shprehur interes për të investuar në tregun shqiptar.
Panairi do të jetë i hapur për publikun deri më 8 nëntor dhe puna e tij do të transmetohet gjerësisht nëpërmjet RTSH, partnerit mediatik të këtij edicioni.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




