Pas Pogradeci-Flamurtari, shtyhet edhe Korabi-Valbona

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ka një ndryshim në programin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë për javën e 19-të për shkak të kushteve të atmosferike dhe reshjeve të dëborës.

Ndeshja Pogradeci-Flamurtari, që ishte planifikuar ditën e shtunë, do të luhet ditën e hënë në ora 13:30 në stadiumin e Pogradecit. Ndeshja do të transmetohet për publikun shqiptar në RTSH Sport.

Ndërsa, ndeshja Korabi-Valbona, që ishte planifikuar të dielën, do të luhet gjithashtu të hënën po në ora 13:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme