Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës nga Serbia- Costa: BE po e shqyrton me kujdes

Rajon | 1 vit më parë

Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka reaguar për çështjen e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës, ku deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi,  ka marrë një letër nga Antonio Costa,

Ky i fundit gjithashtu shkruan se “pasivizimi është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së”.

“Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës. Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi”, thotë Kamberi në Facebook.

Kamberi citon presidentin Costa, i cili sipas tij, ka shkruar në letrën e tij, se pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

“Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike”, ka thënë Kamberi.

Më 25 shkurt të këtij viti Kamberi i shkroi një letër presidentit Costa duke e njoftuar lidhur me fushatën e Serbisë për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kamberi i kërkonte që Serbia të kushtëzohet me respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme