PD kallëzime në SPAK, kërkon hetim për librin ‘‘Dosjet Shqiptare‘‘ dhe fondin financiar e Kanye West

Politikë | 4 muaj më parë

Demokratët do t’i drejtohen SPAK ditën e hënë me dy kallëzime penale. Partia Demokratike mësohet se do të kërkojë hetim nga Prokuroria e Posaçme për vlerën e 4.2 milion eurove të përdorura sipas kësaj force politike për koncertin e këngëtarit amerikan të repit. Sipas PD-së, këtë shumë qeveria e ka siguruar nga Fondi i emergjencës duke thyer në këtë mënyrë kushtetutën e vendit.

Gjithashtu demokratët do t’i drejtohen SPAK-ut në fillim të javës edhe me kallëzim për të hetuar librin “Dosjet Shqiptare”. Sipas PD-së, libri është dëshmi e projektit për të grabitur trojet shqiptare dhe pastrimit të parave të krimit ndërkombëtar përmes ndërtimit të mbi 500 resorteve kryesisht në jug të vendit.

Më parë ishin përfaqësues të protestës qytetare ata që janë drejtuar SPAK-ut me kallëzim për këtë çështje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme