Pensionistët protestojnë para kryeministrisë për rritjen e pagesës, minimumin jetik

Të mërkurën para kryeministrisë, pensionistë të shumtë dolën në protestë me kërkesat për të diskutuar me institucionet përgjegjëse mbi rritjen e vlerës së pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik.
“Viti ka 12 muaj. Ne na japin një bonus për 1 vit. Çfarë të bëjmë për 11 muajt e tjerë?
Ne duam të paktën 500 mijë lekë pension. Me 200 mijë lekë asgjë nuk bën!
112 vjet shtet shqiptar dhe sot të mos marrësh çapin e bukës është skandal.
Nuk është demokraci kjo. Kur vijnë pensionistët, përfaqësues të 525 mijë pensionistëve që marrin më pak se 200 euro dhe nuk vjen qeveria t’i takojë, ky është krim, fashizëm. Kjo është diktaturë!” u shprehën disa protestues.
Pranë godinës së kryeministrisë, të pranishmit përsëriten kërkesën për t’u takuar me përfaqësues të qeverisë.
Qeveria ka premtuar bonus për rreth 700 mijë pensionistë në shumat 100 deri 150 euro, të cilat kryeministri Edi Rama ka premtuar se do t’i aplikojë edhe në pranverë.
Aktualisht në Shqipëri, skema kombëtare e pensioneve financohet nga sigurimet shoqërore të paguara nga të punësuarit, si dhe nga buxheti i shtetit.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




