Përfundon pista në Cortina, një mrekulli olimpike

Cortina ka më në fund pistën e saj në disiplinat e garës bob slitë, skeleton dhe slitë. Një mrekulli olimpike që arriti të përfundojë brenda 13 muajve. Kjo pistë është një nga impiantet që do të presë garat e olimpiadës dimërore Milano-Cortina 2026.
Pista e shumëpërfolur është gati. Pas shumë përpjekjet, mëdyshjesh dhe mosbesimi, Cortina e ka pistën e saj gati për të pritur garën e bob Slitës, një gjë e priste prej 17 vitesh. Në këtë pistë do të zhvillohen tre disiplina në fakt, bob slita, skeleton dhe slita, gjatë ditëve të Olimpiadës dimërore në 2026. Të gjithë janë të lumtur se misioni përfundoi, 399 ditë nga hapja e kantierit në 19 shkurt 2024. Cortina fitoi bastin e ka tashmë qendrën e saj të sportit të rrëshqitjve.
U deshën 13 muaj që kjo qendër të përfundonte. Një gjysmë mrekulli. Por kjo ishte e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur mijëra skeptikëve që nuk besonin në realizimin e kësaj vepre. Para së gjithash, ata të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, të cilët kishin dyshime për ripërdorimin e strukturës së mëparshme, si dhe për shpenzimet reale. Objekti është tashmë nën shqyrtim.
Në pistë kanë zbritur disa nga sportistët e disiplinave që do të garojnë në olimpiadë për të provuar strukturën e re. Ajo do të shikohet nga specialistë dhe trajnerë për të verifikuar nëse janë respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe parametrat sportivë.
Por edhe sheshi përreth pistës ka ende punë deri në përfundimin e planifikuar për në 5 nëntor. Tani organizatorët janë të qetë, pasi Lojërat Olimpike Cortina-Milano 2026 mund të fillojnë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




