Përplasja me armë në Kallmet, dënohet me 6.6 vite burg ish-kreu i Njësisë Administrative

Aktualitet | 2 vite më parë

Gjykata e Lezhës ka shpallur dënimet për përplasjen me armë të ndodhur në prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku ishin të përfshirë ish-kreu i Njësisë Administrative Besnik Simoni dhe shtetasi Altin Marku.

Besnik Simoni u dënua me 6 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”. Ndërsa, Altin Marku, i cili qëlloi me armë ndaj Simoni, u dënua me 20 vite burg për “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve”.

Ngjarja ndodhi kur Marku qëlloi ndaj ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni, dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me të shtëna, duke përfunduar të dy të plagosur.

Prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, kishte kërkuar një dënim maksimal prej 40 vitesh burg për dy të pandehurit, por trupa gjykuese, e përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Aldi Kareco dhe Migena Laska, e shpalli vendimin me një dënim total prej 26 vite e 6 muaj burg.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme